“Sasi gjigante droge”/ Ishte thjesht detergjent pluhur

25/11/2020 14:01

Pretendimi i Tailandës se kishte sekuestruar një sasi gjigante të drogës ketaminë me vlerë tregu gati 1 miliard dollarë, rezutloi të ishte “një keqkuptim”, sipas ministrit të saj të Drejtësisë.

Testet laboratorike zbuluan se substanca në fakt është fosfat trisodiumi – një përbërje që përdoret zakonisht si detergjent pluhur. Ministri Somsak Thepsuthin foli për një “gabim teknik” gjatë testimit në terren, i cili ka çuar sipas tij në pretendimin e pasaktë fillestar. Zyrtarët vendas e kishin kapur substancën në fillim të këtij muaji dhe e deklaruan atë si konfiskimin më të madh të ketaminës në Tajlandë.

Ketamina përdoret gjerësisht si anestetik, por për shkak të efekteve të saj halucinogjene përdoret edhe nëpër festa. Kjo lloj droge e veprimit të shpejtë mund të shkaktojë dëme serioze në organizëm e rrezikon të jetë dhe fatale për individin. Fosfati trisodium konsiderohet mjaft i dobishëm si agjent pastrimi e mund të përdoret për heqjen e njollave.

Top Channel