Aksident i rëndë në Pukë/ Humb jetën drejtori i inspektoriatit të mbrojtjes së pyjeve, plagosen 4 punonjës

25/11/2020 16:46
Viktima. drejtori i inspektoriatit të mbrojtjes së pyjeve në qarkun e Shkodrës, Mark Ndou.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Iballë – Berishë, në Pukë.

Një automjet ka dalë jashtë rruge dhe si pasojë mbetën të plagosur 4 persona dhe 1 tjetër humbi jetën.

Viktima është drejtori i inspektoriatit të mbrojtjes së pyjeve në qarkun e Shkodrës, Mark Ndou.

Të plagosurit janë punonjës të inspektoriatit të pyjeve të cilët ishin në këtë zonë për inspektim.

Ata janë transportuar për në spitalin e traumës me helikopter.

Pukë/Informacion Paraprak

Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll. Gj. po dergohen drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje

Top Channel