Zhaklin Lekatari ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u diskutua ligji i ri në Skoci, zyrtarisht vendi i parë në botë që do të ofrojë produktet menstruale falas.

Gjatë bisedës në studio ajo kujtoi momentin kur i erdhën periodat për herë të parë.

“Isha rrugës duke shkuar në Itali. Isha në traget”, tha Zhaku, duke shtuar më tej se aso kohe informacionin rreth menstruacioneve e kishte dëgjuar vetëm në shkollë.

Gazetarja pohoi se në atë kohë nuk i priti mirë ndryshimet në trup, nga rritja e gjoksit e deri te ndryshime të tjera.
E sot gjeti rastin t’u bënte thirrje të gjitha vajzave që të mos kenë frikë, pasi këto janë gjërat më të bukura që i ndodhin femrës.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel