Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha.

Theksi është vendosur që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda 31 dhjetorit.

Soreca thekson se është thelbësore që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit dhe se funksionaliteti i saj është kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE në konferencën e parë ndërqeveritare.

“Luigi Soreca dhe unë u takuam sot me Kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Tusha, për të rikonfirmuar afatin kohor për emërimin e kandidatëve të kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED – i cili, si zakonisht, përfshin vëzhgues nga Parlamenti & Presidenca – duhet ta çojë procesin përpara, në mënyrë që Shqipëria të ketë një GJK funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, udhëheqësit – sidomos Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit Ruçi dhe Kryetarja e KED Tusha – do të meritojnë lëvdata për ndërmarrjen e veprimeve urgjente, në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias & në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi”,  shkruan Kim.

Top Channel