Shkelet distancimi fizik/ Dje tifozët në lokale kanë rrezikuar infektimin në grup

25/11/2020 15:05

Është një video që është bërë virale, ku shfaqen tifozë në vendin tonë që po shikojnë një ndeshje, por pa respektuar asnjë rregull të pandemisë.

Ndërkohë që në botë, nën rregulla strikte, kanë filluar të zhvillohen kampionate të rëndësishme si Champions League, Bundesleague etj.

Futbolli tani shijohet në shtëpi, vetëm nëpërmjet televizorit.

E kemi në dorë vetë. Kovidin do ta largojmë në rast se marrim masa, përndryshe, do të kemi pasoja të rënda shumë për ne dhe familjarët.

E nxisim vetë ne me pakujdesinë tonë.

Edhe unë e dija lojë, por e kalova dhe ju them që nuk është fare lojë. Ka gati një muaj që e kalova.
Shkoi deri në atë pikë që thashë po jap shpirt.

Ai që e nënvlerëson, gabon shumë rëndë.

Komiteti i Ekspertëve e ndalon mbledhjen e 10 njerëzve në një vend.

Në këte video shikojmë që nuk po respektohet asnjë masë. Prindërit tanë duhet ta shikojnë ne shtëpi ndeshjen.

Është bukur të jesh tifoz, por dinamikën e nje ndeshje dhe “gol” bërtit ne shtëpinë tënde.

Top Channel