ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Elbasan, ku ndaj një makine është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit të Elbasanit, ku makina tip ‘Mazda’ me targa AA305SP është gjetur e braktisur, ndërsa pranë saj është gjetur edhe një gëzhojë plumbi.

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel