Takimi njohës në studio mes Teas dhe Erlindit i hapi rrugë një njohje të tyre jashtë emisionit.

Erlindi është një nga djemtë që i është bashkuar së fundmi programit të dashurisë. Që në hyrje ai shprehu hapur admirimin për Tean, duke e veçuar atë nga vajzat e tjera. Për këtë arsye, duke marrë parasysh dhe bisedën që patën në takimin e improvizuar në studio, Tea vendosi të dalë me Erlindin në takim.

Ndërsa Ana Kauri, e cila këtë javë doli në takim me Erjonin, zgjodhi të dilte me Elvisin. Kujtojmë që gjatë kësaj puntate, u transmetua takimi i Elvisit dhe Teas. Ndonëse në fillim u mendua se ky takim do të ishte një vijimësi e atij të mëparshmit, që u mbush me shumë romanca, në fakt rezultoi komplet ndryshe.

Tea i tha djalit se do të dëshironte të njihej më shumë me djemtë e tjerë, ndërsa një gjë e tillë u konfirmua dhe nga vetë djali, i cili u tregua i gatshëm të priste Tean, por njëkohësisht të vijonte njohjet me vajzat e tjera konkurrente.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel