Vdes nga Covid mjeku Bledi Nini/ Nga nisja e pandemisë humbën jetën mjekë dhe infermierë

25/11/2020 15:04

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Dr. Bledi Nini, i cili për shumë kohë ka punuar në shërbimin ORI apo spitalin francez siç njihet nga qytetarët pranë QSUT ishte prekur nga Covid.

Gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua menjëherë dhe për një trajtim më të specializuar Dr. Bledi u nis në një spital drejt Italisë.

Për ditën e sotme u njoftua se nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19 duke shkaktuar një dhimbje të madhe tek familjarët e tij, kolegët dhe tek të gjithë pacientët që ai trajtoi, të cilët përveçse pacientë I bënte miq.

Dr. Bledi ishte vetëm 48 vjeç, pa sëmundje të tjera shoqëruese dhe nuk ia doli duke lënë një boshllëk të madh. I diplomuar në otorinolaringologji pranë universitetit të Tiranës, Bledi Nini ka punuar për 20 vite pranë shërbimit të ORL në QSUT.

Prej pak kohësh ishte shkëputur dhe së fundmi shërbente në një klinikë private në Tiranë.

Top Channel