Skocia vendi i parë në botë që ofron falas produktet menstruale/ Erjona dhe Zhaklin: Do të ishte mire…

25/11/2020 17:42

Skocia është kthyer në vendin e parë në botë që ofron produktet menstruale falas për femrat. Ky zhvillim u diskutua në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku të ftuar ishin Erjona Rusi dhe Zhaklin Lekatari.

Erjona tha se do të ishte një lehtësim i madh për vajzat nëse ky ligj do të miratohej edhe në vendin tonë. Ajo mori si shembull vajzat adoleshente, të cilat janë në fazat e para të periodave dhe kanë turp të tregojnë ndryshimet në trup.

“Imagjinoni vajza të vogla, adoleshente të cilat nuk kanë kushte ekonomike për të përballuar pecetat menstruale. Asaj i vjen turp, imagjinoni çfarë ndryshimi do të ishte për atë vajzë, të mos kishte turp dhe të garantonte atë produkt. Po t’u bënte kjo gjë do të ndihmonte shumë”, tha Erjona.

Ndërsa Zhaklin Lakatari tha se në gratë e vajzat shqiptare kanë nevojë për vizita falas tek gjinekologu. Gjithashtu shtoi se duhet të ketë institucione ndërgjegjësimi nëpër shkolla, pasi në plan të par sipas Lekatarit duhet të jetë edukimi.
Para kësaj, gratë e vajzat duhet të kenë vizita falas. Ata duhet të jenë më të lehtësuara. Të kenë institucione nëpër shkolla, nuk janë funksionalë. Është shumë e rëndësishme edukimi.

Top Channel