Erdogan dhe Putin biseduan në telefon për çështje aktuale të ‘nxehta’

25/11/2020 13:43

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, gjatë bisedës u diskutua për marrëdhëniet Turqi-Rusi, rritja e vëllimit tregtar ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht për ato në Karabakun Malor, Siri dhe Libi.

Presidenti Erdogan u shpreh se në Karabakun Malor presin që të vihet sa më shpejt të jetë e mundur në veprim Qendra e Përbashkët që Turqia do të krijojë me Rusinë.

Erdogan tha se nuk duhet të lejohet që pala armene të shmangë përgjegjësitë e saj në lidhje me marrëveshjen dhe se nuk është e mundur të kuptohen kritikat ndaj përpjekjeve për paqe të bashkëkryetarëve të tjerë të Grupit Minsk (Shtetet e Bashkuara dhe Franca), që është krijuar për të inkurajuar Azerbajxhanin dhe Armeninë për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit të Karabakut Malor./TRT/

Top Channel