Në SPAK ka mbërritur së fundmi padia e bërë nga numri dy i partisë socialiste Taulant Balla i cili akuzon disa persona dhe institucione për tjetërsimin dhe privatizimin në mënyrë korruptive të ish kompleksit Partizani.

Unë ndodhëm pikërisht në vendin kur dikur ishin fushat e sportit, hoteli për sportistët dhe palestrat. Në vend të tyre janë ngritur këto kulla betoni.

Të akuzuarit sipas ballës janë dhëndri i ish kryeministrit Berisha. Vetë Berisha, dhe ish ministri i tij i mbrojtjes Arben Imami por edhe institucione që pas vitit 2005 ndërmorën ndryshime ligji, nxorën vendime me synimin e vetëm që të privatizonin kompleksin Partizani. Po pse u akuzua Jamarbër Malltezi.

Ai drejtoi  gjithë skemën e duke patur nga pas hijen e vjehrrit hapi çdo zyrë të shtetit. Edhe pse vetë ishte pronar i një sipërfaqe të papërfillshme tokë, në fund Jamarbër Malltezi doli se ishte pronar i një të tretës të këtij kompleksi kullash që u ndërtuan në tokën kur dikur ishte kompleksi partizani.

Siç e shikoni, të gjitha apartamentet e këtij kompleksi janë shitur, ndërkohë që e gjithë kjo hapësirë dhe ndërtesat që ishin dikur mbi të u privatizuan për vlerën qesharake të 100 mijë eurove. Saç kushton aktualisht vetëm një nga qindra apartamentet e këtij kompleksi.

Andi Bora

Top Channel