Në Laç do ndërtohen 800 apartamente/ Rama inspekton përfundimet për ndërtimin e shkollës së re

25/11/2020 15:21

Në prag të një vjetorit të tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit 2019, kryeministri Edi Rama ishte paraditen e kësaj të Mërkure në Laç nga ku pa progresin e rindërtimit në zonën  Zonës 1 të qendrës së qytetit, ku do të ndërtohet edhe shkolla e re, ndërkohë që sapo ka nisur infrastruktura e Zonës 2. Nga rindërtimi sipas qeverisë do të përfitojnë apartamente të reja 800 familje.

Plani i rindërtimit në Laç krahas  pallateve parashikon edhe vijimin e punës paralelisht për të ndërtuar  spitalin e ri, godinën e re të bashkisë dhe mjediset sportive e rekreative.

“Majlinda Cara kryetarja e bashkisë Kurbin-Falë investimeve të qeverisë, në Kurbin vijnë rreth 25 milionë dollarë investime, ndërkohë që 5 milionë dollarë janë vetëm financimi i shkollës dhe i godinës së bashkisë. Është 2.8 km infrastrukturë që po realizohet. Me shembjet po vazhdojmë. Tani janë pastruar gati gjysma e inerteve, ndërkohë që jemi në punë. Po shembet një pallat sot, është mbaruar spitali, janë hequr dhe një pjesë e mbetjeve inerte të lagjes më lart. Po hapet sheshi për ndërtimin e apartamenteve nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit”.

Top Channel