Foto ilustruese

Një 67-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Krahës të Tepelenës.

Furgoni i tij tip “Mercedes Benz”, që ka qenë i parkuar, për shkak të terrenit të pjerrët ka rrëshqitur. Gjithashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, E. Sh.,  i cili është transportuar në Spitalin e Gjirokastrës.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/ Në fshatin Krahës, Bashkia Tepelenë,  në oborrin e banesës së shtetasit B.Sh., 67 vjeç, mjeti fugon, tip “Mercedes benz”, i cili ka qënë i parkuar, për shkak të terrenit të pjerrët ka levizur dhe ka goditur shtetasin B. Sh., duke i shkaktuar vdekjen. Gjithashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, shtetasi E. Sh.,  i cili është transportuar  për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale.

Top Channel