E hënë, 14 Shtator 2020
17:38
“Të harruar në Siri, ktheni fëmijët tanë në shtëpi”/ Familjarët në lot, protestojnë para Kryeministrisë (foto)

Një protestë po zhvillohet përpara Kryeministrisë nga familjarët e fëmijëve të ngelur në Siri.

17:30
Prekëse/ E bija 15-vjeçare u zhduk në lumë në Itali, babai zhytet çdo ditë për ta kërkuar…

Dashuria e prindërve për fëmijët e tyre është e pakufishme. Si dëshmi për këtë na vjen një histori jo shumë larg nesh, në Itali, ku një baba i dëshpëruar nuk ndalet së kërkuari të bijën që u zhduk më 1 shtator në lumin Adda në Sondrio.

17:20
Covid hyn në gjykatën e Korçës! 3 pozitivë, pritet përgjigjja për 10 të tjerë

Raste me covid-19 janë identifikuar edhe në stafin e gjykatës së shkallës së parë në Korçë.

17:15
Ambasadori i BE-së : Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në funksion sa më shpejt

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në “twitter” në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

17:12
Videoanalisti, një profesion i ri në Shqipëri/ Alarico Rosi, asistenca europiane e trajnereve të Superligës

Në një kohë kur kampionati vazhdon të qëndrojë i mbyllur për shkak të kërkesave të klubeve ndaj qeverisë, Kupat e Europës po afrojnë dhe vendi ynë si asnjëherë më parë ka arritur të kualifikojë 4 skuadra në këtë raund.

17:08
Britani/ Burgim të përjetshëm për shoferët që shkaktojnë aksidente fatale, teksa përdorin celularin në timon

Në Britaninë e Madhe, shoferët që shkaktojnë aksidente fatale, teksa përdorin celularët do të ndëshkohen me burgim të përjetshëm.

16:57
Bilanci i 24 orëve të fundit/ MSH: 4 viktima dhe 167 raste të reja me covid

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me covid-19 167 qytetarë . Ndërsa kanë humbur jetën 4 persona.

16:55
U infektua me koronavirus/ Berlusconi: Ndër përvojat më të vështira në jetë

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është larguar të hënën nga spitali, 11 ditë pasi ka nisur trajtimin për koronavirus.

16:47
Nusja zemërthyer hidhet nga ballkoni për të qenë me burrin që vrau veten pas martesës

Një nuse e re e trishtuar është hedhur nga ballkoni me qëllim të ishte me burrin e saj, i cili vrau veten disa ditë pas martesës së tyre.

16:43
Qeveria nuk heq dorë nga ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e re’

Qeveria e Kosovës thotë se pavarësisht tërheqjes së kompanisë amerikane Contour Global nga ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e re’, nuk kanë hequr dorë nga realizmi i këtij projekti, i cili synon të shkarkojë Kosovën nga problemet që ka me furnizim stabil me energji elektrike.

16:39
Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Presidenca e Francës konfirmoi të hënën se analizat e bëra në këtë shtet kanë arritur në përfundimin se udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

16:37
Pamje mahnitëse nga natyra! Fotografitë spektakolare të artistit 36-vjeçar

Një fotografi, të cilit iu bllokua puna si pasojë e koronavirusit, shpenzoi të gjithë kohën e mundshme në botimin e një libri me fotografitë e tij më të mira, për të shërbyer kjo si një terapi ndaj të tjerëve.

16:35
Binjakët lindën të infektuar me Covid/ E ëma e të vegjëlve rrëfen momentet e tmerrit (foto)

Prindërit e dy binjakëve të lindur me COVID-19, kanë treguar të gjithë frikën që kanë përjetuar në ato kohë.

16:31
Protestat sot në rafinerinë e Ballshit/ Rama me presidentin e Azerbajxhanit: Folëm dhe kërkuam angazhimin e tij

Kryeministri Edi Rama sot në Turqi është takuar edhe me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev ku thotë se kanë diskutuar edhe për çështjen e rafinerisë së Ballshit, ku punëtorët sot zhvilluan dhe protesta.

16:29
Kosova me 600 të vdekur nga Covid-19, kjo është gjendja në vendet e rajonit

Pandemia me koronavirus në Kosovë shpërtheu në mesin e muajit mars dhe deri më tani ka marrë jetën e 600 personave, prej tyre katër vetëm në 24 orët e fundit.

16:25
Aksident i rëndë në Bulqizë, i plagosuri niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës (14.09.2020) në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

16:24
Fantastike/ Si në përralla, njihuni me këto 12 shtëpi “të pazakonta”

Pa mendoni pak, një shtëpizë rrethuar me bimë kacavjerrëse, në mes të gjelbërimit.

16:23
“Refuzuesit e mbajtjes së maskave” detyrohen të gërmojnë varret e viktimave të Covid-19 në Indonezi

Siç raportohet së fundmi “rebelët e mbajtjes së maskave” detyrohen të gërrrmojnë varret e viktimave të koronavirusit në ishullin indonezian të Java , shkruan DailyMail.

16:22
Protestë me bojkot të shkollës në Çermë të Lushnjes, prindërit nuk duan klasat kolektive

Ashtu siç ishte parashikuar prindër të nxënësve të shkollës 9 vjeçare në Çermë nuk i lejuan fëmijët e tyre të shkonin sot në shkollë.

16:11
Cakaj në Konferencën kundër Terrorizmit: Lufta kundër terrorizmit dhe radikalizimit mund të ketë efekt vetëm me përfshirjen e shoqërisë civile dhe jo vetëm mes qeverive

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Konferencën kundër Terrorizmit të organizuar nga Kryesia Shqiptare e OSBE-së.

16:03
Iran, shënohen 156 viktima të reja nga COVID-19

Në Iran 128 persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).

15:57
Turqia largon anijen Oruc Reis/ Zyrtarët turq: U largua nga zona vetëm për riparime

Mëngjesin e së dielës anija kërkimore turke Oruc Reis është larguar nga ujërat pranë ishullit grek Kastelorizo dhe është drejtuar drejt Atalias, ndërkohë që Ankaraja nuk ka rinovuar navtexin që kishte deklaruar për datat 12-14 shtator për kërkime në këtë zonë.

15:51
Lushnje/ Babai rreh me grushte 43-vjeçarin se i ngacmoi seksualisht vajzën e mitur

LUSHNJE- Dy persona janë arrestuar në Lushnje pasi njëri prej tyre e ka goditur me grushte 43-vjeçarin se i ka ngacmuar vajzën e tij 17-vjeçare.

15:50
Peshkimi, 100 mln euro eksporte/ Flota shqiptare e peshkimit do ndihmohet me subvencione

Sektori i peshkimit përgjatë vitit 2019, ka eksportuar rreth 15 mijë ton prodhime deti me një vlerë prej rreth 100 milionë euro. Krahasuar me vitin 2013, eksportet e këtij sektori janë trefishuar.

15:45
I dehuri vret dy vajza/ Aksidenti në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan. Edhe dy vajza të plagosura rëndë

Mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë Elbasan, pikërisht këtu në dalje të tunelit të Krrabës, dy vajza të moshë 18 dhe 19 vjeç humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor ndërsa dy të tjera mbetën të plagosura.

15:41
Shtatori sjell virozat/ Mjekët tregojnë simptomat: Mos e ngatërroni me covidin

Shtatori ka sjellë virozat e stinës si tek të rriturit dhe te fëmijët e vegjël. Temperaturë infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes apo të vjella  kanë manifestuar pothuajse të gjitha moshat. Mjekja pediatre Artenida Bitri shpjegon se ka një situatë ndryshe nga shtatori i kaluar. 

15:38
​Kosovë/ 4 viktima dhe 55 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

15:36
Berat, probleme me pronat/ Kadastra nuk zbaton vendimet e gjykatave për pronat

Të jesh pronar i tokës tënde në Shqipëri është e vështirë. Edhe në Berat qindra qytetarë çdo ditë enden në zyrat e hipotekës për të marrë dokumentin e pronës që ata kanë përfituar, si nga ligji 7501 ashtu edhe nga trashëgimia. Për këtë qytetarë kjo procedure nuk zgjatë me ditë apo javë por me vite të tëra duke ja kthyer ne një makth.

15:34
Mjeti përplaset me motorin në rrugën e Elbasanit

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku janë përfshirë një motor me një mjet.

15:29
Naftëtarët “sulmojnë” uzinën/ Në protestë për pagat e munguara. Ndërhyn policia

Naftëtarët protestuan paraditen e së hënës  përpara hyrjes së Rafinerisë së naftës në Ballsh. Duke mos lejuar futjen e askujt brenda ambienteve të uzinës. Protesta u organizua kundër drejtuesve të rafinerisë, të cilët nuk kanë mbajtur premtimet për nënshkrimin e kontratave individuale, marrjen e pagave dhe rifillimin e punës.  

15:28
10 ushtritë më të mëdha mercenare në botë. Ja emri i ushtrisë pritave që luftoi bashkë me UÇK në Kosovë dhe Maqedoni

Kompanitë ushtarake private, zënë një pozitë gati të barabartë me ushtritë e rregullta, operacionet e sotme ndërkombëtare paqeruajtëse. Madje, bazuar në studimet e ekspertëve amerikanë, korporata të tilla ushtarake, do të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në konfliktet e armatosura lokale, dhe në luftërat në përgjithësi në të ardhmen. Ja cilat janë kompanitë kryesore sot në botë:

15:25
Mësimi nis dhe në Kosovë/ Hoti përuron shkollën fillore në Lipjan

Pas shtatë muajsh mbyllje të detyruar për shkak të pandemisë së koronavirusit, viti shkollor në Kosovë nisi sot në disa nivele.

15:22
Zgjerohen shkollat e Tiranës/ Shkolla ‘1 qershori’ në Kombinat hapi dyert për nxënësit

Shkolla 9-vjeçare ‘1 Qershori’ në Kombinat hapi sot dyert për nxënësit, e rikonstruktuar dhe me kapacitete të dyfishuara. Nga mjediset e reja të shkollës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri mësimor, si dhe i këshilloi për respektim të masave të protokollit të higjienës.

15:21
Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik, PD-LSI në tryezë vetëm me kushte

Opozita jashtëparlamentare ka pranuar të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik pasditen e sotme në orën 18.00, pas thirrjes së përfaqësuesit të PS-së, Damian Gjiknuri.

15:21
Sot nisën edhe kopshtet/ Të miturit duhet të dezinfektojnë duart

Rreth 8000 fëmijë do frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, qyteti me kërkesat më të mëdha.

15:16
Mes pandemisë dhe tërmetit/ Në Durrës ka edhe mungesë të shkollave. U dëmtuan nga tërmeti

Ka nisur edhe në Durrës procesi mësimor, në një vit krejtësisht të pazakontë, jo vetëm për shkak të pandemisë, por dhe pasojave të shkaktuara në infrastrukturën arsimore nga tërmeti.

15:15
Rama takon Erdoganin: Me mikun e çmuar, folëm për fuqizimin e marrëdhënieve Shqipëri-Turqi

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Sipas Ramës ai ka biseduar me Erdogan, gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris.

15:07
Nis viti shkollor i pandemisë/ 480 mijë nxënës shkojnë në klasa me maska dhe dezifektant

14 shtatori shënoi rikthimin e 480 mijë nxënësve në bankat e shkollës , në kushte të jashtëzakonshme për vitin e ri mësimor.

15:04
Plagoset me thikë përmbaruesi 53-vjeçar në Sarandë

SARANDË- Një përmbarues është plagosur me thikë nga 54-vjeçari gjatë ushtrimit të detyrës.

15:00
37 raste të reja me COVID-19, 4 viktima dhe 131 të shëruar në Maqedoni

Në Maqedoni janë shënuar 37 raste të reja me COVID-19. Ndërsa janë shëruar 131 pacientë dhe katër të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona.

14:53
Në Bulqizë s’zbatohen rregullat e vendosura, nxënësve nuk u matet temperatura

Si kudo në të gjithë vendin edhe në Bulqizë ka nisur viti i ri shkollor 2020-2021.

14:51
Foto/ Ushtarja më seksi në botë ka një mesazh për Trump

Ushtarja më seksi në botë ka një mesazh për Presidentin Donald Trump, ndërkohë që pozon me rroba ushtarake, për një set fotografik në shkretëtirë.

14:46
“Në jetë duhet të gjesh dikë që…” Të kapur dorë për dore, Dojna poston foton romantike me të dashurin misterioz!

Dhe që thoni ju Dojna Mema sapo na publikoi një super foto me një super dedikim për partnerin (sidomos në pikën e tretë) dhe na i shkriu zemrat fare.

14:42
Akuzohet se përdhunoi 13-vjeçaren në Vërdovë, Blerim Bizgjoni paraqitet me kokën ulur në Gjykatë

Blerim Bizgjoni, autori i përdhunimit të 13 vjeçares në Vërdovë të Pogradecit ka mbërritur në gjykatë në pritje për masën e sigurisë.

14:27
Viti i ri shkollor në Elbasan nis me mungesën e 5 mësuesve të prekur me COVID

5 mësues të Elbasanit nuk kanë mundur të nisin sot vitin e ri shkollor pasi janë duke u përballur me betejën e Covid-19.

14:23
Doli kundër rifillimit të mësimit te “Jeronim de Rada”, Veliaj i përgjigjet motrës së ish-ministres së PD-së: “Sa shkolla të reja ndërtoi motra jote dhe shefi i saj?”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj sot motrës së ish-ministres së PD-së, Mirela Karabina, në lidhje me deklaratat e saj të një dite më parë për shkollën “Jeronim de Rada”.

14:20
Viti i ri shkollor në Korçë nis me mungesë termometrash

Në Korçë 58 shkolla hapën dyert për të nisur këtë vit të ri mësimor por ndërsa për shkak të situatës ky vit është i pazakontë dhe fëmijët duhet të përshtaten me rregulla të reja dhe ti zbatojnë ato ne disa prej shkollave të Korçës munguan termometrat.

14:17
Trafik droge, organizatë kriminale e pastrim parash/ GJKKO dënon Domart Konjarin

GJKKO ka shpallur fajtor Domart Konjarin, duke e dënuar me 15 vite heqje lirie. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ai është akuzuar për veprat penale ‘trafik droge’, pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash, falsifikim dokumentesh e tentativë për të korruptuar policinë.

14:05
Fotot/ Shoferi i dehur u mori jetën dy shoqeve, dy vajzat e tjera vijojnë në spital!

Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia mbetën viktima të aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme  në dalje të tunelit të Krrabës. Ata ishin pasagjer në makinën tip ‘Volkwagen’ e drejtuar nga mikesha e tyre, 26-vjeçarja Denisa Dibra, ndërsa sipas organeve kompetente Behar Pema shoferi i ‘Benzi’ që i goditi nga pas ishte në gjendje të dehur.

13:45
‘Një peshk papagall që qesh’, shpallen finalistët e fotografive më të mira të Botës së egër

Një peshk papagall mesdhetar shumëngjyrësh “buzëqesh” në kamera, këmbët e pasme e bishti i ngritur i një rakuni që duken nga një pemë dhe një luan deti po kalon një kohë të shkëlqyer duke pushuar në disa dru.

13:40
Real Madridi ofron 100 milionë euro për yllin e Interit

Mediumi italian Sport Mediaset zbulon se Real Madridi e ka befasuar Barcelonën duke arritur një marrëveshje prej 100 milionë eurosh për Lautaro Martinez.

13:26
Nxënësit e Kombinatit nisin vitin e ri mësimor në shkollën e rikonstruktuar  “1 Qershori”

Shkolla 9-vjeçare “1 Qershori” në Kombinat hapi sot dyert për nxënësit, e rikonstruktuar dhe me kapacitete të dyfishuara.

13:18
Kosova/ Rrjeti i Grave reagon për uljen e dënimit ndaj Pjetër Ndrecajt që vrau gruan dhe vajzën e tij

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar për uljen e dënimit ndaj Pjetër Ndrecaj, i cili në mbrëmjen e shtatë gushtit të 2018-tës, kishte vrarë gruan e tij Valbonën dhe vajzën e tij.

13:11
Prej 10 ditësh në gjendje kritike, Silvio Berlusconi lë spitalin

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka lënë spitalin ditën e sotme, pas qëndrimit 10-ditor me COVID-19 dhe pneumoni.

13:00
Bashkë me Këshillin Politik rikthehen dhe ambasadorët, zbulohen lëvizjet e tyre sot

Ndërkombëtarët janë vënë sërish në lëvizje ditën kur palët priten të ulen në tryezën e dialogut politik për reformën zgjedhore.

12:48
Së bashku me Rudina Hajdarin dhe intelektualë të tjerë, Nisma Thurje jep emrin e partisë së re

Nisma Thurje ka publikuar së fundmi një video të pedagogut të njohur Rezart Prifti i cili shpall bashkimin me grupimin e ri politik duke thënë se emri i Lëvizjes Politike do të ishte “Nisma”.

12:45
Emrat/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë tre të dënuarve, njëri prej tyre vrasës

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar tre të dënuarve formularin për deklarimin e pasurisë.

12:40
Tensionet SHBA – Kinë/ Largohet ambasadori amerikan

Terry Branstad do të largohet si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kinë pas më shumë se tre vitesh në Pekin, konfirmoi një burim për CNN.

12:34
TikTok, refuzimi/ Nuk pranon ofertën e Microsoft-it

Gjiganti teknologjik, Microsoft tha se i është refuzuar oferta për blerje të aplikacionit kinez, TikTok në negociatat e nxitura nga presidenti amerikan, Donald Trump, pas pretendimeve se kjo platformë përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

12:30
OBSH-ja regjistron rekord të rasteve të reja me koronavirus brenda një dite

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shënuar rekord ditor të rasteve të reja me koronavirus, meqë në gjithë botën janë regjistruar 307,930 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.

12:28
Britania Brexit/ Rrezikon “bukën e gojës”

Në katër vitet që kanë kaluar nga koha kur Britania votoi për largim nga Bashkimi Evropian, drejtuesit e bizneseve u kanë dërguar një mesazh të qartë krerëve politikë të vendit: në asnjë rrethanë, mos dëmtoni tregun tonë më të madh të eksporteve pa një marrëveshje për të mbrojtur tregtinë.

12:28
VV: Qeveria Hoti nuk e ka nisur mbarë vitin shkollor për shkak të paaftësisë

Fillimin e vitit të ri shkollor dy javë me vonesë, Lëvizja Vetëvendosje po ia atribuon si paaftësi dhe pazotësi qeverisë Hoti. Kjo parti opozitare ka akuzuar ekzekutivin se nuk ka bërë planifikimin e duhur për procesin mësimor dhe se ka krijuar huti tek nxënësit, mësimdhënësit dhe vet prindërit. Për gjitha këto, partia e Albin Kurtit ka thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

12:21
Shqipëria miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor 2020.

12:14
Fotot/ Një det plot thesare e të panjohura, vajza gjen vazon e çmuar të Perandorisë Austro-Hungareze

Shumica prej njerëzve në plazh shkojnë për të marrë rreze, për t’u relaksuar apo për tu larë në det, edhe pse sipërfaqja e tij është një botë me vete, me thesare e plot të panjohura.

12:08
Lusinda dhe Xheneta/ Të vdesësh për fajin e tjetrit

Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia nga Shkodra ishin pasagjere në sediljen e prapme të makinës së përfshirë në aksidentin e rëndë të një mbrëmjeje më parë në dalje të tunelit të Krrabës.

12:07
Fotot/ Prindër dhe fëmijë te shkolla ‘1 Maji’… sikur të mos ekzistonte COVID

Në shkollën ‘1 Maji’ në Tiranë nuk janë respektuar rregullat anti-covid. Prindër dhe fëmijë janë grumbulluar duke neglizhuar kështu distancimin fizik.

11:59
​Perisiç ndryshon sërish kampionat, tani në Premier League

Manchester United po tregon interes për sulmuesin e Interit Ivan Perisic, derisa po kërkojnë alternativa për Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit.

11:54
Fotot “mashtruese” dhe qesharake, do ju bëjnë t’i shikoni dy herë për t’i kuptuar

Ndonjëherë kapja e një fotografie perfekte nuk ka të bëjë vetëm me pozën, ndriçimin ideal, ka të bëjë edhe kur gjërat shkojnë keq dhe krijojnë diçka të papritur.

11:47
“Emocion i rrallë”, Rama publikon foton e  Zahos në ditën e parë të shkollës

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale, ka publikuar një foto të djalit të tij të vogël, Zaho i cili fillon ditën e parë të shkollës.

11:46
Tensionohet situata në Ballsh/ Naftëtarët përplasen me FNSH-në, përdoret gaz lotsjellës

Protesta e naftëtarëve është tensionuar ditën e sotme në Ballsh, pas përplasjes mes tyre dhe policisë.

11:46
Mali i Zi, zgjedhjet/ Shpallen rezultatet përfundimtare

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Malin e Zi shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 30 gushtit, në një kohë kur koalicioni qeverisës në vend është vulosur tashmë.

11:46
VV akuzon qeverinë për paaftësi në fillimin e vitit shkollor, thërret në interpelancë ministrin Likaj

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar qeverinë Hoti për paaftësi në fillimin e vitit të ri shkollor. Kjo parti opozitare konsideron se ekzekutivi nuk e ka prioritet arsimin dhe se ka krijuar huti tek nxënësit, mësimdhënësit dhe vet prindërit.

11:35
Shahini kalon ditën e parë të shkollës në gjimnazin e Fushë-Krujës: Nxënësit të ndërgjegjshëm mbi respektimin e masave

Ministrja e Arsimit, Besa Shanini e ka kaluar ditën e parë të vitit të ri shkollor në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë-Krujë.

11:29
Përndoqi 29-vjeçaren dhe u konfliktua me vëllanë e saj/ Arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Është kapur dhe ndaluar në Tiranë një 25-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.

11:21
Kosovë/ Gjyqtarët i kalojnë me sukses testet fizike dhe mjekësore, gati për fillimin e kampionatit

Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e kampionatit të ri të futbollit për dy ditë radhazi gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës i janë shtruar testeve fizike dhe atyre mjekësore.

11:20
“Mbylle gojën, majmun!”, fjalët që e bënë Neymarin të humbte toruan

Neymar Junior mund të ndëshkohet rëndë nga komisionet juridike për shkak të gjestit të pahijshëm në momentin e përplasjes mes futbollistëve të të dyja skuadrave (PSG-Olimpique Marseille 0-1).

11:16
Tensioni me Greqinë/ Anija “Oruc Reis”, Turqia u tërhoq vetëm për riparime

Ministria e Jashtme turke deklaroi se kthimi i bujshëm i anijes kërkimore të saj, Oruc Reis në portin e Antalias u bë për arsye “mirëmbajtjeje dhe për furnizime”, duke u bërë jehonë komenteve të ngjashme nga Ministria e Energjisë, të cilat sfidojnë raportet se largimi u bë për të shtensionuar situatën në Mesdhe, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu.

11:14
Fotot/ ‘Dje dhe Sot’, si ka ndryshuar planeti Tokë me kalimin e viteve

Qytetet në të gjithë botën janë duke u zgjeruar e zhvilluar për shkak të rritjes së popullsisë dhe ndikimit të teknologjisë.

11:14
Fejohet këngëtarja: Si më propozoi partneri me unazën prej diamanti

Këngëtarja Myleene Klass ka zbuluar se është fejuar me të dashurin e saj, Simon Motson.

11:11
25 vjet burg për Pjetër Ndrecaj që vrau gruan dhe vajzën e tij

24 vjet e 6 muaj burg është vendosur për Pjetër Ndrecaj që vrau gruan dhe vajzën e tij dhe një vit për armë mbajtje pa leje. Ai po ashtu është dënuar edhe me një vit burgim për armëmbajtje pa leje.

11:11
Lezhë/ Shumë pranë shkollës, u vihet flaka kazanëve të mbeturinave

LEZHË- Në ditën e parë të fillimit të shkollës në qytetin e Lezhës u vihet flaka koshave të mbeturinave.

11:10
Italia, shkollat/ Hyrje e rregullt me shumë kontroll

Fillimi i shkollës në epokën e Covid-it, ora më e vështirë, shkruajnë mediat italiane, ku konsiderohet e pashmangshme që me fillimin e vitit të ri shkollor, edhe numri i infektimeve të pësojë rritje.

11:05
Kosovë/ Qeveria miraton marrëveshjen me Italinë për transferimin e personave të dënuar

Me propozim të Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar propozim-vendimi për themelimin e Grupit Punues Ndërinststirucional për avancimin e rrugës integruese të Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior NATO.

11:04
Zemaj: Ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

11:01
Kodi zgjedhor brenda 30 shtatorit, zbardhet projektvendimi dhe grupi i punës

Kodi i ri zgjedhor duhet të hartohet brenda 30 shtatorit. Maxhoranca do të miratojë sot në Komisionin e Ligjeve ngritjen e grupit të punës për hartimin e ndryshimeve ligjore që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, hapja e listave të kandidatëve për deputet si edhe formula e koalicionit parazgjedhor.

10:52
Arrestohet nëna që keqtrajtoi fëmijën e saj në Fushë Kosovë

Një fëmijë është keqtrajtuar nga nëna e tij.

10:50
Porositë e fundit para Këshillit Politik, Bylykbashi dhe Vasili takim me Bashën

Pak orë para nisjes së Këshillit politik dy negociatorët e opozitës jo parlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pritet të takohen me kryetarin demokrat Lulzim Basha  se sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi në selinë blu në ora 11.00.

10:48
Nisja e vitit shkollor/ Lezhë, si do të zhvillohet procesi mësimor

Teksa dita e sotme, 14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor mësohet se 7 shkolla në qarkun e Lezhës do të bëjnë mësim me 4 turne, pasi po ndërtohen shkollat e reja.

10:47
Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë për pagat, përplasje me policinë

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh janë mbledhur serish para dyerve të kompanisë punëdhënëse sepse ata nuk kanë marrë pagat e prapambetura dhe nuk kanë filluar akoma punën.

10:43
Elbasan/ 5 mësues me covid-19 nuk nisin mësimin, 44 shkolla punojnë me dy grupe

ELBASAN- 5 mësues nuk e kanë nisur mësimin sot në qytetin e Elbasanit për shkak se janë infektuar me Covid-19.

10:40
Përse bën mirë për organizmin qumështi me kakao?

Një gotë me qumësht dhe kakao përmban 611 ml acid galik dhe flavonoide, funksioni i tyre kryesor lidhet me trajtimin e hemorragjive të brendshme dhe diabetin.

10:36
Nis viti i ri shkollor/ Meta u bën thirrje fëmijëve që e kanë braktisur arsimin: Rikthehuni sa më parë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar të gjithë nxënësit në ditën e parë të shkollës.

10:30
Arsimi dhe kultura në qytetin e Voskopojës në shek. XVIII

Nga DHIMITËR S. SHUTERIQI

10:15
Kohë pandemie/ Dita e parë e shkollës, si do të zhvillohet mësimi

Nën masat antiCovid ka nisur sot dita e parë e shkollës, ku dijemarrësit do të ulen në banka, teksa vendi gjendet në një situatë të pazakontë pandemie.

10:14
U bënë ‘makth’ në fshatrat e Himarës me vjedhje/ Pranga lushnjarit, në kërkim 3 bashkëpunëtorët

Himarë- Një person është arrestuar ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Qeparoi”, ku janë zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.

10:03
Aksidenti tragjik më dy viktima në tunelin e Krrabës/ Policia arreston shoferin: Ishte i dehur…

Elbasan – Policia e Shtetit ka sqaruar aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës.

09:56
Deklaratë e fortë e Kinës: SHBA-ja është “kërcënimi më i madh” për paqen botërore

Ministria e Mbrojtjes së Kinës akuzoi SHBA-në se është “kërcënimi më i madh” për rendin ndërkombëtar dhe paqen në botë.

09:52
150 mijë euro BMW? Në ikje, Lleshaj tregon sa e ka blerë makinë: Vetëm 49 mijë euro…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me disa lajme të shpërndara ku thuhej se makina e tij e re tip BMË kishte kushtuar 150 mijë euro. Sipas Lleshajt makina ka kushtuar vetëm 49 mijë Euro.

09:47
Limaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor!

09:38
Në luftë me koronavirusin/ Mbi 21 milionë të shëruar në mbarë botën

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 21 milionë.