Mbi 1.3 mijë raste të reja me COVID-19 në Danimarkë gjatë 24 orëve

24/11/2020 21:09

1.367 persona janë prekur në Danimarkë gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është shifra më e lartë njëditore që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, tetë persona të tjerë po ashtu ndërruan jetë nga koronavirusi. Rreth 255 persona janë duke u trajtuar aktualisht në spital, 40 prej të cilëve po trajtohen në kujdes intensiv dhe 23 në intubim.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Danimarkë është 73.021, ndërsa ai i vdekjeve 797. Ndërkohë, rreth 57.075 persona janë shëruar nga COVID-19 deri më tani.

Top Channel