Mbushën ‘Benz-in’ me emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Gjirokastër

25/11/2020 09:59

Gjirokastër – Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë për shkak se akuzohen për dhënie ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Të arrestuari janë L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz “.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 4”.

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 4”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz “.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel