COVID-19 në Gjermani/ Shënohen 410 viktima në 24 orët e fundit dhe mbi 18 mijë raste të reja

25/11/2020 11:13

Vijon të rritet bilanci i Covid-19 nëpër botë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 410 viktima në Gjermani si pasojë e këtij virusi, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të vdekjeve ditore që nga muaji prill.

Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch thuhet se me 410 humbje jete numri i viktimave ka arritur në 14.771.

Ndërkohë, në testet e kryera në 24 orët e fundit janë regjistruar 18.633 raste pozitive me Covid-19. Kështu numri total i infektimeve me këtë virus ka arritur në 961.320 persona.

Top Channel