Sa e rëndësishme është mbajtja e dorës në një marrëdhënie?

24/11/2020 20:56

Kapja e dorës mes dy personave që pëlqehen ose duhen është shumë e rëndësishme.

Edhe pse shumë persona i marrin marrëdhëniet e tyre si të mirëqena, jo të gjithë e praktikojnë kapjen e duarve. Duke studiuar ndikimin e mbajtjes së duarve në çift gjatë konfliktit, u gjetën disa rezultate të dobishme.

Për burrat, mbajtja e duarve gjatë diskutimit ose konfliktit rezultoi në përmirësim të komunikimit, ndikim më të lartë pozitiv dhe reagim më të ulët të rrahjeve të zemrës.

Për gratë, kjo rezultoi në përmirësim të komunikimit, por ndikim më të ulët pozitiv. Studiuesit zbuluan se ndikimi i mbajtjes së duarve pas diskutimeve të konfliktit ndryshonte në varësi të llojit të çiftit të studiuar.

U studiuan 80 persona, 40 çifte të cilët ose mbanin për dore bashkëshortët e tyre ose ishin vetëm,  gjatë një testi që tregonte reagimin ndaj stresit.

Ata zbuluan se individët që mbanin duart me partnerët e tyre treguan më pak reaktivitet. Mbajtja e duarve duket se është e dobishme për çiftet, veçanërisht kur përballen me momente negative.

Top Channel