Dibër/ Goditën dhe bënë për spital 17-vjeçarin, vihet nën hetim një nga autorët, në kërkim 4 të tjerë

25/11/2020 10:39

4 persona janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se akuzohen për dhunimin e një 17-vjeçari.

Sipas policisë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin,  XH. D., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit:  R. D., D. D., R. D., A. T., ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. D., 17 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ Goditën me sende të forta një 17-vjeçar, identifikohen dhe shpallen në kërkim nga policia 4 shtetas, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin,  XH. D., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit:  R. D., D. D., R. D., A. T., ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. D., 17 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Top Channel