Në moshën 20 vjecare studentja britanike Lucy Dawson, nisi të kishte dhimbje të shpeshta koke, turbullim të shikimit dhe konfuzion.

Mjekët vendosën ta shtronin në një spital psikiatrik dhe aty nisi kalvari tre mujor i vajzës, që përgjatë kësaj kohe u dend me qetësues dhe iu nënshtrua trajtimeve ekstreme si elektroshoku.

Lucy kalon nëpër kriza të njëpasnjëshme, njëra prej të cilave ishte aq e dhunshme sa e bëri të rrëzohej nga shtrati mbi një radiator duke djegur shpinën aq sa iu dëmtua dhe nervi shiatik. Por pikërisht atëherë kur u mendua se kurat nuk po funksiononin, mjekët zbuluan se në fakt, diagnoza kishte qenë e gabuar dhe se vajza vuante nga encefaliti receptor anti NMDA.

Tani Lucy jo vetëm që i është rikthyer normalitetit, por është edhe një modele e suksesshme. Ajo është e vendosur të bëjë ç`është e mundur që të mësohet më shumë nëpër botë rreth sëmundjes që e bëri të kalonte momente të tmerrshme, e prej të cilës goditen çdo vit në mbarë globin më shumë se 500 mijë persona.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel