Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi njoftoi se ka arritur të shmangë një sulm terrorist në rajonin e Moskës dhe ka shpërbërë një celulë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, që dyshohet të ketë qenë përgjegjëse për këtë akt.

Zyrtarët e sigurisë kanë vënë në pranga një anëtar të kësaj celule, të përshkruar si “qytetar i një shteti të Azisë Qendrore” në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës. Gjatë hetimeve është konfiskuar dhe një bombë e krijuar në kushte shtëpie.

“Synimet e tjera të celulës në fjalë kanë qenë rekrutimi i anëtarëve të rinj në Shtetin Islamik dhe ofrimi i mbështetjes financiare për terrorizëm”, thotë Shërbimi i Sigurisë.

Gjykata Supreme në Rusi e ka shpallur Shtetin Islamik si grup terrorist në dhjetor të vitit 2014. Një ditë më parë ndërkohë, autoritetet rusë arrestuan një zyrtar të lartë policie nën akuzën e terrorizmit për sulmet më bomba në metronë e Moskës në vitin 2010.

Gazi Isaev, kreu i departamentit përgjegjës për Dagestanin në Ministrinë e Brendshme ruse, dyshohet se ka ndihmuar atentatorin vetëvrasës që ndërmori sulmin mëngjesin e 29 marsit të 10 viteve më parë. 40 persona humbën jetën prej atij atentati e mbi 100 të tjerë u plagosën.

Top Channel