Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusi në Francë ka tejkaluar shifrën 50 mijë.

Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 9.155 raste të shënuara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 2.153.815.

Për shkak të COVID-19 në vend në 24 orët e fundit kanë humbur jetën në spitale 458 persona dhe 551 persona në shtëpitë e kujdesit gjatë 4 ditëve të fundit duke e rritur numrin e viktimave në 50.237.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 30.622 persona prej të cilëve 4.289 në kujdesin intensiv ndërkohë që me 2.087 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 154.679.

Top Channel