‘Si mund të vlejë jeta sa një gol?’/ Video shokuese në një lokal, tifozët grumbull festojnë golin duke u përqafuar

25/11/2020 11:09

Edhe pse në Shqipëri vijojnë të shënohen rekorde negative për infektimet dhe vdekjet e shkaktuara nga Covid-19, shumë persona vijojnë të sillen me papërgjegjshmëri duke thyer rregullat e vendosur për të frenuar përhapjen e virusit.

Së fundmi në një video të postuar në rrjetet sociale shihen një grup i madh tifozësh që po shikojnë një ndeshje në ambiente të mbyllura. Siç shihet në videon e publikuar nga zv/ kryeministri Erjon Braçe, tifozët janë ngjitur me njëri tjetrin dhe sikur kjo të mos mjaftonte ata sapo shënohet gol festojnë duke u përqafuar me njëri tjetrin.

Braçe thotë më tej se si ai lokal, ka edhe shumë në qytetet e mëdha duke nisur nga Tirana duke kërkuar ndërgjegjësim nga të gjithë për respektimin e masave anti-covid.

Top Channel