Dështimi i vitit! Tentojnë të grabisin makinën luksoze, hajduti nuk di t’i japë makinës

24/11/2020 21:13

Një vjedhje makinash është kthyer në dështimin më të madh të viteve të fundit. Kamerat e sigurisë në lagjen e famshme në Uashington, Silver Spring, kanë fiksuar momentin kur tre burra iu afruan një burri me qëllim për ta grabitur.

Pasi e dhunojnë barbarisht, burrat arrijnë që t’i shkëpusin nga xhepi çelësat e makinës si edhe sende të tjera me vlerë. Por, teksa hipin në makinë paraqiten problemet e para.

Shoferi, nuk dinte të drejtonte makinën dhe për këtë arsye grabitja e bujshme dështoi. Lajmi është bërë i ditur nga policia në Uashington, ndërsa identiteti i burrave nuk është bërë i ditur.

Top Channel