Superliga e Kosovës, dy ndeshje interesante në programin e sotëm

25/11/2020 12:00

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante të përcaktuara për programin e ditës së mërkurë.

KF Llapi pret skuadrën e Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ora 13:00 dhe Besa do të zhvillojë ndeshje kundrejt Trepçës ’89, në stadiumin “Riza Lushta”, gjithashtu në orën 13:00.

Programi i ditës së mërkurë në kuadër të Superligës së Kosovës gjendet më poshtë:

13:00 KF Llapi (9) – FC Prishtina (4) (Stadiumi Zahir Pajaziti)

13:00 Trepça ’89 (8) – FC Besa (10) (Stadiumi Riza Lushta)

Top Channel