Kryemadhi në Open: Në LSI ka kundërshtime në lidhje me subvencionet

24/11/2020 22:08

Mbrëmjen e sotme në “Open“ Monika Kryemadhi është përballur me një panel analistësh e gazetarësh.

Ajo është shprehur se me anëtarët e tujerë në parti ka kunedërshtime për sa i përket ndihmës ekonomike, subvencioneve dhe diskutimit për minimumin jetik të njerëzve.

“LSI mendon që do ti shkojmë deri në fund me Monika Kryemadhin, nëse kjo nuk arrihet ajo le të hapi krahun. Para 25 prillit duhet të tregohet se cili është plani ekonomik sepse ka procese për sa i përket strukturës së partisë, rifreskimit të strukturës”, tha Kryemadhi.

Denis Dyrnjaja: Më thoni një qëndrim politik që ata nuk janë dakord me juve.

Monika Kryemadhi: Për shembull programi, strukturat janë, programit për sa i përket ndihmës ekonomike dhe subvencionet sepse i quajnë korruptive ose diskutimi për minimumin jetik të njeëzve.

Dyrnjaja: Unë nuk por them për këto por për politike.

Kryemadhi: Politik është tu hapësh vende punë, t’i paguash mirë , nuk u bëhet vonë nëse PD dhe LSI rrinë me njëra-tjetrën, ata thonë a do ketë punë. tani ne do të zgjedhim se cili do të jetë procesi i zgjedhjes së kandidatëve, pasi LSI ka qenë e identifikuar me deputetët e qarkut.

Arjon Sulo: Ka dalë Shaqiri e ka thënë që do kandidoj në Korçë.

Kryemadhi: Ka dëshirë ai, por nuk e vendos ai, duhet të shikoni edhe njëherë. Është zgjedhur delegat për konventë. Që të shkosh kandidat për deputet, do e vendosin atë gjithë së bashku, edhe opinioni publik.

Top Channel