Pas orëve sfilitëse të punës, infermierja ka një mesazh për të gjithë: Nuk ia uroj as armikut

24/11/2020 22:17

E gjithë bota është kapluar nga pandemia e COVID-19. Mjekët e infermierët, janë cilësuar si heronjtë tanë në këto muaj të vështirë për botën, pasi ata ndodhen në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19.

Kathryn është një infermiere nga Tenesi, SHBA, e cila ka treguar në “Twitter”, situatën e vështirë që ndodhet spitali ku punon. Në dy foto paralele tregohet gjendja e rënduar e mjekes. Në foton e majtë ajo shfaqet e qeshur dhe e mbushur tërë energji.

Ndërsa në anë të saj është po infermierja, por e transformuar tërësisht, pas orëve sfilitëse të punës.

Të dyja fotografitë tani janë bërë virale, ndërsa postimi ka marrë mbi 850,000 pëlqime dhe 78,000 retweets.

Bashkë me fotot, infermieria i bëri thirrje publikut të merrte seriozisht pandeminë, duke paralajmëruar se nuk do t’ia uronte virusin “as armikut të saj më të keq”.

Top Channel