Foto ilustruese

Mat- Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Burrelit.

Sipas policisë i arrestuari është M. H., 24 vjeç, banues në Burrel. 24 vjeçari i ndaluar nga Policia, i dënuar më parë për krime kundër personit, vjedhje,  armëmbajtje pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Ky shtetas në datë  01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit,  pas një konflikti për motive të dobëta  dyshohet se ka  qëlluar  me armë zjarri në ajër  dhe kanosur shtetasin S. N., (i ndaluar më parë nga Policia).

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

24 vjeçari i ndaluar nga Policia, i dënuar më parë për krime kundër personit, vjedhje,  armëmbajtje pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Shërbimet e  Komisariatit të  Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin  në kërkim M. H., 24 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas në datë  01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit,  pas një konflikti për motive të dobëta  dyshohet se ka  qëlluar  me armë zjarri në ajër  dhe kanosur shtetasin S. N., (i ndaluar më parë nga Policia).

Në momentin e kapjes së shtetasit M. H., i janë gjetur të  fshehura në trup disa doza të vogla me lëndë narkotike e dyshuar canabis sattiva.

Për shtetasin e lartëpërmendur  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”,  “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Top Channel