Nevila Nika, historiane dhe drejtuese e arkivit qendror për vite me radhë, ndonëse pranon se ka shumë emra që duhen riparë, ajo tregohet e kujdesshme kur thotë se aktualisht ata po punojnë që të kenë prurje sa më të pranueshme nga të gjitha palët.

Sipas saj, gjatë rishikimit të listës së rrugëve të bashkisë së Tiranës ka vënë re një disproporcion mes emrave të rrugëve dhe emërtesave që janë zgjedhur e po ashtu mungojnë thuajse emrat e grave.

“Mungesa e pabesueshme e emrave të grave, në disproporcion të frikshëm, ndërkohë që gratë kanë mbajtur një peshë të rëndësishme. Nuk ka një proporcion apo sens mase midis rrugëve e emërtesave dhe vendndodhjes që zgjedhim të vëmë.

Kardinal Mikel Koliqi ka një rrugicë të vogël fare pas Casaitalia, është i pari kardinal shqiptar. Kemi një bulevard shumë të gjatë Bajram Curri, pastaj kemi Zhan D’Ark, se çfarë lidhje ka ajo me Shqipërinë sinqerisht nuk e di. Francez për francez le t’ia vënë Justin Godar, nja nga miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë që luftoi për anëtarësimin në OKB” u shpreh Nevila Nika, historiane.

Emisioni i plotë:

Top Channel