“Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptomë”/ Habit Kryemadhi: Kur shkova të operohesha më thanë mjekët…

24/11/2020 22:07

Monika Kryemadhi zbuloi në Open se e ka kaluar covid por nuk pa pasur asnjë simptomë.

Ajo tha se këtë e ka zbuluar kur ka kryer operacionin e bajameve, ndërsa tha se ajo është e vetmja në familje që ka kaluar covidin.

“ Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptomë. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. E mora vesh kur do operohesha nga bajamet dhe mjekët italianë më thanë që e ke kaluar covidin”, tha ajo në Open.

Pjesë nga debati

Arion Sulo: Ke bërë testin serelogjik?

Monika Kryemadhi: Po e kam bërë, as prekje mushkrish asgjë.

Eni Vasili: Se keni kuptuar fare?

Monika Kryemadhi: Nuk e kam kuptuar dhe jam unë e vetmja në shtëpinë time.

Arion Sulo: Prandaj duhet mbajtur maska.

Monika Kryemadhi: Epo prandaj edhe unë nuk jam puthur me asnjeri në buzë, përveç Ilir Metës. Jam puthur me të gjatë asaj periudhe dhe nuk e ka zënë COVIDI.

Eni Vasili: Nuk merret vetëm në këtë mënyrë zonja Kryemadhi, mjafton edhe të flasësh afër me një njeri. Keni bërë serelogjikun në familje?
Monika Kryemadhi: E kemi bërë herë pas here sepse jemi të detyruar t’i bëjmë.

Eni Vasili: Periudhën kur e keni kaluar e mbani mend?

Monika Kryemadhi: Jo fare kanë qenë antitrupat në gjak. E kaloi edhe zoti Vasili dhe e kaloi më rëndë se dikush tjetër. E kanë kaluar dhe të tjerë, disa e kanë kaluar me temperaturë, disa në gjendje shtëpie, e të tjera, e të tjera. E rëndësishme mendoj unë është ngjallja e panikut, frika në opinion është shumë dëmtuese nga pikëpamja psikologjike.

Top Channel