“Pse pa rivalë në garë?” Kryemadhi në Open: LSI e fokusuar në një objektiv për 25 prillin

24/11/2020 21:38
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, pas rizgjedhjes në krye të partisë.

Kryemadhi ka kandiduar e vetme pa një garë për postin e kryetares në LSI, ndërsa gazetari i ftuar në emision, Denis Dyrnjaja i ka drejtuar pyetjen se përse nuk kishte rivalë.

Ajo tha se shkaku është se LSI është e fokusuar në një objektiv për datën 25 prill.

“Petrit Vasili, Luan Rama kanë qenë dy nga njerëzit kryesore që më kanë shtyrë që unë të merrja këtë pozicion në 2017-ën, ata kanë kërkuar që unë të vazhdoja drejtimin, por nuk mendoj që është ky problemi, sot vetë LSI nuk kërkon çfokusim të objektivit të betejës politike por fokus të drejtpërdrejtë. Rivaliteti nuk e përçan partinë, duke pasur kandidatë alternativë serioz do ishte shumë e rëndësishme të kishim një të dytë. LSI ka krijuar vetë një proces që ofron mundësi të tjera. Ka pasur garim të delegatëve që kanë garuar për delegatë. Vetë LSI është e fokusuar në një objektiv për datën 25 prill”, tha Kryemadhi.

Top Channel