Foto ilustruese

Dy shoferë bashkë me një pasagjere  janë plagosur ditën e sotme pasi u përfshinë në një aksident në aksin rrugor Patos-Fier.

B. Q., 71 vjeç, po drejtonte mjetin tip “Opel”, kurse A. Ç., 30 vjeç, mjetin mjeti tip “Fiat”.

Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Patos-Fier, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç., 30 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin B. Q., 71 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja M. Q., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel