Tom Cruise gjatë xhirimeve të filmit Mission Impossibile 7, ka pësuar një incident me makinë. Sipas mediave ndërkombëtare aktori i famshem gjatë xhirimit të një pjese të filmit për pas sa nuk është përmbysur me makinë.

Tom Cruise po ecte me shpejtesi me një makinë Fiat 500, kur ka goditur një tullë dhe makina është ngritur në ajër.

Incidenti i aktorit ka ndodhur në qëndrën e kryeqytetit të Italisë, Romën. Pas daljes nga makina Cruis mbante një maskë të zezë për të respektuar masat anti-Covid. Ai u fotografua duke përshëndetur fansat e tij që kishin rrethuar të gjithë skenën e xhirimeve.

Ndërkohë që në makinë së bashku me aktorin ishte dhe partnerja e tij në film Hayley Atwell. Ata të dy janë mirë dhe nuk janë dëmtuar gjatë incidentit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel