Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha mbrëmjen e sotme në “Open” se vendimi që shkollat të mbyllen apo jo i takon Ministrisë së Arsimit.

Ajo theksoi se grupi i ekspertëve tregon situatën dhe sugjeron, por nuk vendos, pasi kjo i takon ministrisë së Arsimit.

“Që në krye të herës kur u hapën shkollat ministria garantoi të kishte një grup mësuesish zëvendësues, i vetmi problemi nuk kanë qenë protokollet e sigurisë, në përgjithësi kanë qenë të mirë zbatuara, kanë qenë grumbullimet para shkollave. ajo që kemi marrë në vendim ti rekomandojmë ministrisë, ne jemi mjekë, kemi thënë që duke pasur këtë lloj rrezikshmërie të shikohet mundësia e alternimit, mund të ketë vende që të vazhdojë fizikisht, mund të ketë gjimnaze që edhe pjesa e online të jetë e kollajtë, s’mund t’i thoni fëmijës së klasës së parë të përdori online, këto janë gjëra që do t’i vendosi ministria“, tha ajo.

Top Channel