87 viktima nga Covid-19 në Greqi, mbi 2 mijë raste të reja

26/11/2020 01:58

Në Greqi situata prej pandemisë së koronavirusit mbetet e rëndë. Numri i vdekje si dhe rastet e reja në 24 orët e fundit mbetet shumë i lartë. Po kështu edhe numri i të shtruarve në gjendje të rëndë në spitale mbetet i madh.

Sërish rastet e të infekturve të rinj kanë kaluar kuotën 2 mijë në ditë. Më saktë në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 2152 persona në të gjithë Greqinë.

Rajoni i Selanikut mbetet një nga zonat më të rënduara, pasi nga rastet e reja, 633 ishin vetëm në këtë zonë veriore pranë kufirit shqiptar. Rajoni i Atikës, ku përfshihet edhe kryeqyteti, Athina, ka 383 raste të reja me Covid-19.

Në 24 orët e fundit ka pasur 87 vdekje si pasojë e Covid-19, duke e çuar në 1902, numrin total, të viktima që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Shqetësuese është situata nëpër spitale, ku ka shumë pacientë në gjendje të rëndë, nga të cilët 597 janë të intubuar, një shifër rekord kjo, për ditë të tretë radhazi që shifra e të intubuarve është mbi 500.

Top Channel