Dashamir Shehi në Open

Ish- deputeti Dashamir Shehi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open tha se vendi ynë duhet të marrë si shembull qytete të caktuara në Itali që përshtaten me vendin tonë, si në klimë dhe në strukturë, duke përmendur Puljan.

Ai theksoi se nuk duhet të shkëputet zinxhiri mes punës dhe shkollës së fëmijëve.

“Përballë kemi Italinë,Puljan, kemi të njëjtën klimë, kemi të njëjtën strukturë, hajde marrim protokollet e atyre, që janë më të zhvilluara, për hir të eksperiencës sonë të vogël nuk jemi të aftë. Do t’i hapin italianët hapi dhe ti, do ti mbyllin mbylli dhe ti, ata kanë dyfishin tonë, trefishin tonë të shtretërve, mjekëve. Hajde të bëjmë në mënyrën e tyre dhe në dimensionin tonë. Nuk kemi autonominë e ekspertizës, tek ne çdo gjë e vendos politika, nuk e vendosin për ne por për fëmijët e tyre, nuk ka asgjë për turp, duhet të mbahen hapur sado e keqe të jetë, zinxhiri i punës dhe ai i shkollës, të mos e shkëpusim këtë zinxhir. Do t’i rikthehesha vendeve përballë, jo Danimarkës”, tha Shehi.

Top Channel