15 mijë raste të reja me COVID-19/ Si është situata në Afrikë

26/11/2020 08:39

Në kontinentin e Afrikës ka arritur në rreth 2 milionë e 120 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 14.835 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.120.356, ndërsa numri i viktimave me 318 vdekje të reja arrin në 50.736.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 21.201, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.585 dhe në Marok 5.539 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19. Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 775.502 raste e cila pasohet nga Maroku me 336.506 dhe Egjipti me 114.107 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.794.355 persona të infektuar.

Top Channel