E martë, 08 Dhjetor 2020
16:13
Pandemia në Serbi/ Rreth 8 mijë raste të reja, 57 të vdekur në 24 orë

7,818 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Serbi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa kanë ndërruar jetë 57 njerëz.

16:12
Protestat që rrëzuan komunizmin, rrëfimet e dy dëshmitarëve të ditëve historike, 30 vite më parë

Kur studentët nisën të grumbulloheshin, 3 dekada  më parë në mënyrë të pa organizuar  në këtë shesh të Qytetit Studenti fillimisht për kërkesa ekonomike asnjëri prej tyre nuk ishte i vetëdijshëm  se atë  mbrëmje të 8 dhjetorit 1990  do të niste edhe kthesa e madhe,  rrëzimi i mureve të diktaturës.

16:07
Karta e Studentit pjesë e Kartës Studentore Europiane, Veliaj: Studentët e Tiranës do të përfitojnë çdo shërbim që ofrohet për studentët europianë

Karta e Studentit bëhet pjesë e platformës së Kartës Studentore Europiane, e cila do të mundësojë shërbime dhe çmime të reduktuara edhe nga vendet e Evropës për studentët shqiptarë.

16:03
250 euro për person/ Transportonin 10 emigrantë, arrestohen në Vlorë tre të rinjtë

Vlorë -3 persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi janë kapur duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.

15:46
Ia vrau vajzën shqiptarja Eltiona Skana. Baba i viktimës: Ishte krim violent e monstruoz

Eltiona Skana pritet sot të njihet me masën e dënimit për vrasjen e 7 vjeçares Emily Jones në mars 2020 në një park në qytetin Bolton në Veri të Anglisë.

15:34
​Çfarë do të ndodhë me ndeshjen Kosovë – Spanjë? Vjen përgjigja e Qeverisë së Spanjës

Ekipi Kombëtar spanjoll u çiftua në grupin B për fazën kualifikuese për Kupën e Botës Katar 2022. Një grup ku ndodhet edhe Kosova, shtetësinë e së cilës ende nuk e njeh qeveria me qendër në Madrid.

15:18
Mungojnë 2.2 miliardë lekë/ Bashkitë mblodhën më pak taksa, shkak pandemia

“Efektet e Covid-19 dhe mbyllja e ekonomisë kanë prekur drejtpërdrejt buxhetet e bashkive. Goditjen që ka marrë pushteti vendor e konfirmojnë edhe të dhënat e Financave Vendore pasi të ardhurat për 9-mujorin arritën në 17.6 miliardë lekë ose rreth 2.2 miliardë lekë më pak se kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës.  

15:16
Thirrje pro Shqipërisë/ Eurodeputëtët i kërkojnë BE të shpejtojë me integrimin

Njëzet eurodeputetë  nga disa grupe parlamentare në  parlamentin Europian, i kërkojnë Këshillit të ministrave të BE, thirrjen e mbledhjes së parë ndër qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara këtij fund-viti.

15:13
17 viktima dhe 557 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive.

15:11
Dy protestat e të rinjve/ Me të njëjtën thirrje në 1990 dhe në 2018

Protesta e studentëve në 2018 në një pikë ngjasonte me lëvizjen studentore të 30 viteve më parë. Studentët njëzëri gjatë marshimeve thërrisnin ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Mirëpo arritjet e të dy brezave nuk ishin të njëjta.

15:10
Vaksina e Pfizer dhe BioNTech përmbush të gjitha kriteret, FDA e miraton për përdorim

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave konfirmoi efikasitetin e vaksinës të Pfizer.

15:06
Sot është dita e rinisë/ Të djathtë e të majtë kujtojnë 8 dhjetorin

Kryedemokrati Lulzim Basha e përkujtoi Ditën e Demokracisë duke bashkëbiseduar online me një grup të rinjsh nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe diaspora. Asnjë zhvillim i rëndësishëm për shqiptarët tha Lulzim Basha nuk ka ardhur pa rolin protagonist të të rinjve.

15:04
Java e provës për pandeminë: Në bazë të shifrave do vendoset për masat ndaluese

Edhe këtë javë nuk ka masa të tjera shtrënguese pasi komiteti teknik i ekspertëve ka vlerësuar një situatë të qëndrueshme të epidemisë.

15:01
Policia vret një 25 vjeçar/ Policia: Kishte armë. Të afërmit e mohojnë. Arrestohet polici që qëlloi

Klodian Rasha, 25 vjecc u vra në oren 1.45 të mëngjesit (8 Dhjetor) nga një polic i patrullave Shqiponja.

14:54
Pezullon punën gjykata e Tropojës/ U infektua me covid një gjyqtar

Gjykata e Tropojës do të ndërpresë veprimtarinë nda data 9 deri më 21 dhjetor.

14:49
​Politizimi në administratën publike përplas ministrin Veliu me deputeten e LVV-së

Politizimi në administratën publike ka përplasur sot ministrin e Punëve të Brendshme (MPB) Agim Veliu me deputeten e LVV-së Arbëreshë Kryeziu, në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.

14:48
“Një kockë e vdekur bëhet e gjallë”/ Doktor Arjan Mullahi shpjegon operacionin e vështirë

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Doktor Arjan Mullahi shef i klinikës kirurgjike në spitalin “Shën Josef” në Linnich të Gjermanisë, i specializuar në kirurgji, traumatologji dhe ortopedi, i cili ka diskutuar rreth çështjes së operacioneve të kockave ku me kockat e të vdekurve shëron njerëzit.

14:40
“Shqipëria Live”/ Aktiviteti i familjes Gjini pretendohet se u prish nga përmbarues privat i Kishës së Laçit në shkelje të ligjit

Në emisionin ‘Shqipëria Live” është diskutuar rreth çështjes së konfliktit midis familjes Gjini dhe Kishës së Laçit për një truall ku kisha akuzohet nga pronarët për prishjen aktivitetin e tyre ku pretendohet se u prish nga një përmbarues privat në shkelje të ligjit.

14:40
Por miti mbetet njësoj…! 40 vjet pa John Lennon-in

8 dhjetorin e vitit 1980 do të qëllohej për vdekje një nga ikonat më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë nga kultura popullore.

14:32
Frika e Covid-19/ Zvicra bllokon trenat drejt Italisë

Zvicra ka vendosur të mbyllë kufijtë hekurudhorë me Italinë, mes frikës së përhapjes së koronavirusit.

14:25
Pa Rudinën/ Basha me Berishën, homazhe te monumenti i Azem Hajdarit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore e 90-ës. Të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

14:25
Njihuni me vëllanë e Atdheut të “Për’puthen”, mezi mund t’i dalloni (FOTO)

Atdheu është një prej konkurrentëve më të pëlqyer të emisionit “Për’Puthen” në Top Channel dhe për pak kohë ka arritur që të ketë shumë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, ku është mjaft aktiv.

14:22
Sulmet ndaj grave në debatet televizive/ Gazetari: Femrat vriten nga burrat e tyre…

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u rikthye në vëmendjen e publikut, debati i ashpër që patën në emisionin “Open” Grida Duma dhe Frrok Çupit.

14:12
Iran, 323 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Irani ka regjistruar 323 vdekje gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të viktimave në 50.917.

14:04
Turqia i kërkon BE-së të jetë “ndërmjetës i ndershëm” me Greqinë

Të martën, Turqia i bëri thirrje Bashkimit Evropian të bëhet një “ndërmjetës i ndershëm” në mosmarrëveshjet e saj me vendin anëtar të BE-së – Greqinë.

14:02
“Sharje dhe fyerje personale në ekran”/ Debati i ashpër mes Dumës dhe Çupit, Gjekmarkaj: Nuk jam krenar, por do reagoja…

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua gjatë “gjuha e ashpër e debateve televizive, sharje dhe fyerje personale”. Kjo temë u bë shkak nga debati i ashpër që patën Grida Duma dhe Frrok Çupi në emisionin “Open”, ku pati edhe fyerje personale.

13:59
​Nga e premtja qytetarët mund të aplikojnë për tërheqjen e 10 për qindëshit nga Trustit

Më 11 dhjetor 2020, nga ora 15:00 do të fillojë aplikimi i qytetarëve për të tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).

13:52
Everest ‘rritet’ sërish, kjo është shifra e re zyrtare e majës më të lartë në botë

Pas më shumë se një dekade mosmarrëveshjesh dhe polemikash, Kina dhe Nepali më në fund kanë rënë dakord mbi lartësinë e vërtetë te Everestit.

13:48
Vaksinimi në Kosovë/ Zyrtarët: Nuk nis para pranverës

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj tha se ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet Aleancës Botërore të vaksinimit.

13:34
“Jemi në mes të një lufte, bilancet bëhen në fund”/ Fshehje e shifrës së viktimave? Përgjigjet Rakacolli

Gjatë konferencës për media të Komitetit Teknik të Ekspertëve, kryetarja Mira Rakacolli u pyet rreth raportimeve ditore të vdekjeve nga Covid-19, si dhe nëse përfshihen në listë pacientët që ndërrojnë jetë në kushte shtëpie.

13:32
Globe Soccer Awards/ Tjetër duel mes Ronaldos e Messit

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi përfshihen në sfida të tjera që janë jashtë fushës së gjelbër. dy yjet e futbollit botëror janë finalistë për Cmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Globe Soccer Awards për vitin 2020, ceremonia e së cilës do të zhvillohet në 27 dhjetor.

13:32
Qëlloi për vdekje Klodian Rashën/ Arrestohet polici i “Shqiponjave”

Efektivi i policisë që qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Klodian Rasha është arrestuar.

13:29
Veliaj ironizon Bashën: Ditën e Rinisë u rikthye te oligarkët që sulmonte deri dje; sot ofron si model Berishën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar ditën e sotme kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili Ditën e Rinisë ka zgjedhur ta përkujtojë me dhjetra ekrane LED në Expo City.

13:27
Testet e shpejta, Fico sqaron: Nuk do ta zëvendësojnë PCR-në

Në një komunikim me mediat të Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u pyet sa i takon çështjes së ardhjes së testeve të shpejta të Covid-it në Shqipëri.

13:23
Çfarë masash do merren në rast se situata rëndohet? Ja ç’thotë Rakacolli

Komiteti teknik i ekspertëve në një konferencë për mediat tha se Tirana, Gjirokastra dhe Lezha janë ndër më të prekurat nga covid-19.

13:19
Theu rregullat e Covid-19, prindërit shqiptarë e kritikojnë dhe i japin një mësim Rita Orës (FOTO)

Thyerja të rregullave të izolimit e ka kthyer atë në ndër personazhet më të përfolur javëve të fundit.

13:12
Covid-19/ Paralajmërimi i ekspertit amerikan: Janari do të jetë i tmerrshëm!

Eksperti amerikan Anthony Fauci, ka paralajmëruar për rritje të rasteve të reja me COVID-19 pas festës së Krishtlindjes.

13:12
“SHBA duhet t’i bëjë ballë Kinës para se të jetë vonë”

Drejtori i inteligjencës kombëtare amerikane, John Ratcliffe ka deklaruar se SHBA duhet t’i bëjë ballë Kinën para se të jetë vonë.

13:11
Rakacolli: Java tjetër e rëndësishme, do gjykojmë nëse do ketë masa të reja

Komiteti teknik i ekspertëve në një konferencë për mediat tha se Tirana, Gjirokastra dhe Lezha janë ndër më të prekurat nga covid-19.

13:03
Kroaci, 64 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 64 viktima dhe 2.613 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

13:01
Gjermania mund të hyjë në “karantinë të fortë” që nga 27 dhjetori!

Autoritetet në Gjermani po konsiderojnë të vendosin masa më të rënda duke filluar që nga 27 dhjetori.

12:50
Kosova merr garanci nga SHBA-ja se marrëveshja e 4 shtatorit do të zbatohet

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë garanci Kosovës, se marrëveshja e 4 shtatorit, për normalizim ekonomik me Serbinë, e arritur në Uashington, do të zbatohet edhe pas ndërrimit të administratës amerikane.

12:48
OBSH, goditje shokuese/ “Nuk e kuptojmë pandeminë në SHBA”

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për reagimin emergjent e cilësoi si shokuese goditjen e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh se sa i avancuar është sistemi shëndetësor në këtë vend.

12:46
Tiranë/ Shtirej si investitore, i mori 200 milion lekë shtetasve të ndryshëm, arrestohet 49-vjeçarja

Hiqej si investitore, duke i marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm, duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, vihet në pranga 49-vjeçarja në Tiranë.

12:41
BE do të ndëshkojë shkeljet e të drejtave të njeriut kudo në botë

Pas vitesh konsultimi, BE miratoi më në fund një “regjim të të drejtave të njeriut” që ndëshkon me sanksione më të ashpra ata që shkelin të drejtat e njeriut kudo në botë. Si model shërbeu një ligj i vitit 2012 nga SHBA.

12:38
Pasi u ribashkua me Mozzik, Loredana shfaqet me unazë martese (FOTO)

Ndarja e tyre bëri shumë bujë në mediat rozë, dhe Loredana e Mozzik vendosën që të mos reagonin rreth lajmeve të ndryshme që u bënë rreth tyre. Por së fundmi ata zbuluan se janë bashkë dhe mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.

12:31
Ky është mjeku 50-vjeçar nga Vlora, që humbi jetën prej COVID-19

Koronavirusi shënon një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha në vend. Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi nga Vlora, të cilin e shihni në foto ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.

12:28
​Hoti: Të premten në orën 15 hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pas takimit ne përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, ku diskutuan lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ku thanë se nga ditë e premte në orën 15:00 do të hapet sistemi për aplikim për tërheqjen e 10 përqind të trustit.

12:27
Fotot/ Momentet më interesante nga bota në 24 orët e fundit

Agjensia e lajmeve Reuters ka përzgjedhur fotot më të mira të javës që lamë pas nga e gjithë bota ku shihen momente nga më të ndryshme, duke filluar nga pandemia e Covid-19 deri tek lufta Palestineze me Izraelin.

12:26
Hoti fton viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë për njohje të statusit

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti shprehu mbështetje ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

12:17
380 milionë USD aksione/ Skandali, ish-burri i vajzës së Putinit i bleu për 100 dollarë

Bleu për vetëm 100 dollarë aksione të një kompanie petrokimike ruse që vlenin 380 milionë dollarë; për këtë sot, Kirill Shamalov, ish-bashkëshorti i vajzës së Vladimir Putinit ka përfunduar në shënjestrën e portalit investigativ, Russia’s iStories.

12:16
Vorë/ Prej një viti në çadër, familja jeton me 4.800 lekë në muaj

Kjo është Valentina 40 vjeç, ndërsa burri i saj është 58 vjeç. Për 10 vjet kjo familja ka jetuar me qira.Hekurani këto kohë e ka pas të pamundur të gjej një punë, për pasoja ata prej një viti jetojnë në çadër. 

12:16
Shkodër/ Arrestohet 58-vjeçari, shpërndante kanabis

Nga strukturat e Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u finalizua operacioni policor “Ura e Shtrenjtë”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Postribë, Shkodër, i dënuar më parë për dhunë në familje.

12:03
Durrës/ Aksident automobilistik, dy persona të lënduar dhe dëme materiale (pamjet)

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Durrësit, dy persona janë lënduar dhe ka dëme materiale. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.

11:59
FOTO/ Kim Kardashian ngre temperaturat me pozat joshëse nga xhakuzi!

Kim Kardashian është një ndër njerëzit më të ndjekur në Instagram dhe ka një arsye!

11:57
Pa koment/ 12 qen, PARA dhe PAS adoptimit jetëndryshues!

Ajo çfarë miqtë katërputroshë kërkojnë është veçse përkujdesje.

11:42
Raste të shumta me Covid-19, Gjermania “karantinë të fortë” që nga 27 dhjetori

 Autoritetet gjermane konsiderojnë të vendosin masa karantine të fortë duke filluar që nga data 27 dhjetor të këtij viti.

11:35
Wanda nuk i ndalë provokimet, ekspozon format trupore (FOTO)

Wanda Icardi është një prej emrave shumë të komentuar në media e publik.

11:27
Si do dukeshin VIP-at pa tiparet e tyre karakteristike

Gjithkush prej nesh gëzon në portret një veçori të caktuar, që na dallon dhe na bën të jemi të ndryshëm.

11:24
​Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët e Kosovës të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme.

11:17
Bulqizë/ Arrestohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për Vjedhje

Një 24 vjeçar me iniciale E.R., banues në Bulqizë i cili ishte prej kohësh në kërkim është arrestuar nga policia për vjedhje.

11:14
Mbi 68 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 68 milionë.

11:14
Stadiumi i ‘Al Rayyan’/ Përurim me tifozë që kaluan covid

Katari po bëhet gati të përurojë një tjetër stadium të Botërorit të vitit 2022 dhe bëhet fjalë për stadiumin Al Rayyan.

11:05
Chelsea – Krasnodar, formacionet e mundshme

Chelsea është nikoqir i Krasnodarit në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

11:01
“Dështimi i zgjerimit, do ketë pasoja”/ Ministri gjerman për Evropën: Një gabim serioz politik

Ministri Gjerman për çështjet Evropiane, Michael Roth, e cilësoi një “gabim serioz politik” dështimin që të miratohet korniza negociuese për nisjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe, me disa kushte, edhe me Shqipërinë.

10:59
Sekuestrohet kokainë dhe armë pa leje, bie në pranga një shtetas në Berat

Një 36-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 0.25 gramë lëndë narkotike dhe një armë sportive.

10:53
​Liga e Kampionëve, kryendeshja Barcelona-Juventus

Liga e Kampionëve rikthehet sot me disa përballje interesante, ku në programin e ditës së martë, dy ndeshjet më të mira do të jenë ato mes Barcelonës e Juventusit dhe RB Leipzig e Manchester United.

10:47
​Dialogu Kosovë-Serbi rifillon të enjten, vazhdon diskutimi për pretendimet financiare

Të enjten do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të ekspertëve. Në Bruksel pritet të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare.

10:47
Koreja e Jugut: Ne nuk do të nxitojmë me vaksinimin për COVID-19 pa u siguruar për rreziqet

Ditën e martë, Koreja e Jugut ka nënshkruar marrëveshjen për të siguruar vaksinat e COVID-19 për 44 milionë njerëz vitin e ardhshëm, por nuk do nxitohet me përdorimin e tyre për arsye të vëzhgimit të efekteve anësore të mundshme.

10:45
Trafikanti me botox! Makinë luksoze, jetë nate/ Greqi, kapet “biznesmeni” shqiptar

Një trafikant droge shqiptar 54 vjeç, i cili konsiderohet nga autoritetet greke si një nga më të mëdhenjtë e kokainës dhe hashashit në Evropën Juglindore ra në prangat e policisë të premten, por emri i tij nuk bëhet publik nga vendi fqinj.

10:40
Silva Bino humb nënën dhe bën dedikim prekës: Shpirti jot do të jetë përherë me ne

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino ka humbur një person të dashur.

10:35
Familja e Klodian Rashës hap dyert e mortit, 25-vjeçari u qëllua afër shtëpisë

Klodian Rasha është 25-vjeçari, i cili humbi jetën, pasi u qëllua nga një efektiv i policisë në Tiranë.

10:31
​Hoti: Viktimat e dhunës seksuale meritojnë mbështetje të institucioneve

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i ka dalë në mbështetje viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend.

10:30
Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ letër drejtorisë së gjendjes civile për adresat e banesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, pas ankesave të qytetarëve për ndërrim adresash.

10:29
Eurodeputetët thirrje Këshillit Evropian: Shqipëria meriton të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Eurodeputetë nga grupet kryesore politike si dhe anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Evropian i kanë bërë thirrje Këshillit Evropian për miratimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në takimin e sotëm të Ministrave të Çështjeve Evropiane.

10:21
Gjirokastër/ U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar

Dy persona janë vënë nën pranga, si dhe është sekuestruar automjeti me të cilin po transportonin gjashtë emigrantë të paligjshëm.

10:17
Pacienti i dytë në botë që merr kurën kundër Covid-19, vaksinohet William Shakespeare

William Shakespeare është pacienti i dytë në botë që ka marrë vaksinën e koronavirusit. Nuk bëhet fjalër për shkrimtarin e famshëm, por për një 81-vjeçar nga Warwickshire i Britanisë.

10:17
Agim Gërguri: Bëjmë këngë dashurie me vuajtje se ashtu e kemi përjetuar

Këngëtari i njohur Agim Gërguri, nga grupi i mirënjohur “Fisnikët”, përmes lidhjes me Skype ka folur për muzikën shqiptare ku si fabul ka në fokus dashurinë, por më shumë pjesën e ndarjes, i cili shprehet se shqiptarët kanë mentalitet tjetër ku rriten me dashurinë, vriten me dashurinë prandaj është edhe arsyeja që ata bëjnë këngë dashurie me vuajtje dhe se populli shqiptar nuk mund të bëhen europian pa qenë sepse janë ballkanas dhe ruajnë traditën e vendit.

10:12
Zhvishet vajza e Madonnes, fotot e yllit “çmendin” rrjetin

Vajza e Madonnes, Lourdes Leon është bërë ylli i një fushate me të brendshme të Juicy Couture dhe Parade.

10:06
Një vit pas shpërthimit të COVID-19, OKB shpall Ditën e Gatishmërisë Epidemike

Një vit pas shpërthimit të koronavirusit, Asambleja e Përgjithshme e OKB shpalli sot 27 dhjetorin si Dita Ndërkombëtare e Përgatitjes për Epideminë, në një përpjekje për të siguruar që të merren mësime nga pandemia COVID-19 për krizat e ardhshme shëndetësore.

10:06
Çfarë po ndodh? Askush s’e di çfarë është/ Indi, shfaqet sëmundja misterioze

Një person ka humbur jetën e 450 të tjerë janë shtruar në spital me simptoma, të cilave askush nuk po u gjen origjinën.

09:54
Dashuria mund Covid-in/ Ishin në buzë të vdekjes, shërohet çifti 90-vjeçar

Të kapur për dore edhe në shtratin e spitalit; fotoja e publikuar nga djali i Ivo Landi e Livia Arrighini, ai 93 dhe ajo 88 vjeçe, të shtruar të dy për shkak të infektimit me Covid-19 është kthyer në Itali, në një simbol të mposhtjes së sëmundjes, edhe në kategorinë më të goditur prej saj, moshat e thyera.

09:50
Turqia arreston rreth 200 persona për lidhje të dyshuara me Gulenin

Policia turke arrestoi të martën 198 vetë, përfshirë ushtarë, për lidhje të pretenduara me grupin që fajësohet për një përpjekje grushti shteti 2016, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

09:46
Covid-19 në Afrikë/ Mbi 54 mijë njerëz kanë humbur jetën

Ka tejkaluar shifrën 2 milionë e 287 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës.

09:40
Në luftë me pandeminë/ Greqia zgjat bllokimin deri më 7 janar

Greqia ka zgjatur masat e bllokimit për të frenuar më tej përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

09:39
U qëllua për vdekje nga polici/ Xhaxhai i Klodian Rashës: Djali doli për të pirë kafe. S’kishte armë, të zbardhet ngjarja!

Xhaxhai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, që mbeti i vrarë rreth orës 01:45 si pasojë e mosbindjes së urdhrit të ndalimit nga policia, kërkon që ngjarja të zbulohet deri në fund.

09:38
​149 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 24 në gjendje më të rëndë

149 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali njoftojnë se 106 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 4 janë në respiratorë.

09:37
8 dhjetori/ Meta: Koha për RESTART, të rivendosim Demokracinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në kuadër të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook. Meta shkruan se ai beson shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë dhe në fuqinë e aftësive të tyre për ta transformuar dhe përmirësuar cilësisht të ardhmen e popullit tonë.

09:36
Ministrja e Brendshme e Italisë, pozitive ndaj COVID-19

Ministrja e Brendshme e Italisë, Luciana Lamorgese të hënën rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.

09:35
840 doza heroinë/ Arrestohet 31-vjeçari në Durrës, policia mori informacione se…

840 doza heroinë dhe një sasi lëndë narkotike marijuanë janë sekuestruar në Durrës.

09:26
Administrata Trump humb shansin për të blerë miliona doza të tjera të vaksinës së Pfizer

Verën e kaluar, Administrata e udhëhequr e Donald Trump humbi shansin për të blerë miliona doza shtesë të vaksinës së COVID-19 të Pfizer. Si pasojë e këtij vendimi mund të shkaktojë vonesë në shpërndarjen e një grupi të dytë të dozave derisa prodhuesi të përmbushë kontratat e tjera ndërkombëtare.

09:26
Për të tretën ditë radhazi/ Italia raporton rënie të viktimave dhe rasteve me COVID-19

Italia për të tretën ditë radhazi ka regjistruar një rënie tjetër të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19).

09:23
Rritje e valës së Covid-it/ SHBA, sistemi shëndetësor në vështirësi

Kreu i zyrës së shëndetit publik në SHBA, Dr. Jerome Adams tha se vala e koronavirusit të ri (COVID-19), e cila ka kaluar në rritje javët e fundit ka ndikuar negativisht në kapacitetin e shërbimeve shëndetësore në vend.

09:19
Mbi 47 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 47 milionë.

09:18
SHBA: Irani dhe Pakistani janë mes 10 vendeve që shkelin liritë fetare,

Shtetet e Bashkuara më 7 dhjetor përfshinë Iranin, Pakistanin, Taxhikistanin dhe Turkmenistanin në një listë prej 10 vendesh të kategorizuara për “shqetësim të veçantë” mbi lirinë fetare.

09:11
Pas krizës së Corona-s: Kina raporton rritje të jashtëzakonshme eksporti

Pas rënies drastike në pranverë, tregtia e jashtme e Kinës po rimëkëmbet. Autoritetet doganore kineze raportuan një rritje të papritur të eksporteve për nëntorin. Deficiti tregtar vazhdoi të rritet.

09:06
OBSH: Shokuese goditja dërrmuese e pandemisë në SHBA

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për reagimin emergjent tha të hënën se është shokuese goditja e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, duke pasurparasyshë sa i avancuar është sistemi shëndetësor në këtë vend.

09:02
Dita e Rinisë/ Ambasada Amerikane uron shqiptarët: Dita e studentëve që marshuan kundër diktaturës

Ambasada Amerikane në kuadër të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë kanë bërë një postim në profilin e tyre në Twitter. Ambasada Amerikane shkruan se kjo është një ditë për të njohur studentët trima që marshuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë dhe lirinë në Shqipëri.

09:01
30 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore e 90-tës. Të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

08:59
Situata në Kosovë/ 12 mijë e 774 raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve pozitive me SARS CoV2 në Kosovë që nga 13 marsi ka shkuar në 43 mije e 324 të infektuar. Gjatë ditës së djeshme u raportua edhe për 926 raste të reja me COVID-19.