“O palaço, s’të vjen turp”/ Disa të rinj i dalin përpara Avokatit të Popullit teksa ishte në kafe, reagon Endri Shabani: E kam pasur shok gjimnazi, erdhi…
Agron Gjekmarkaj thotë se vendimi i SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën bazohet duke gjykuar periudhën 2013-2021.
Në emisionin “Open”, Gjekmarkaj thotë se është ditë e zezë për Shqipërinë dhe gjithçka dëshiron është transparencë dhe fakte për të gjykuar Berishën.
Gjekmarkaj: Më shumë, Sali Berisha gjykohet për periudhën 2013-2021 dhe nëse është kështu, ka shumë pikëpyetje, shumë mistere. Berisha është i tërhequr në politikë, thjesht ka fjalën dhe Facebook-un dhe këtë mund të kemi të gjithë ne.
Nuk jam në trurin e vendimmarrësve të DASH, e konsideroj si një nga institucionet më serioze. Ajo çfarë do të doja sepse Berisha ka qenë president dhe kryeministër, kjo është ditë e zezë për vetveten, edhe për ata që janë gëzuar, do të doja transparencë, do të doja fakte dhe atëherë të gjykojmë mbi vendimin dhe vetë Sali Berishën.
Top Channel