E mërkurë, 09 Dhjetor 2020
09:59
Erdogan dënon ‘fuqishëm’ komentet raciste të ndeshjes PSG-Basaksehir

Ndërprerja e ndeshjes në Champions League mes Paris Saint-German dhe turqve Medipol Başakşehir është anulluar për shkak të komenteve raciste që u drejtuan ndaj stafit teknik të klubit turk.

09:59
​Izolimi gjatë COVID-19 ndikon në shëndetin e të moshuarve pas dy javësh

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende po vendosin masa të forta kufizuese për të luftuar valën e dytë të epidemisë së koronavirusit, njerëzit përballen me rreziqe serioze të zvogëlimit të aktivitetit fizik, kështu që krijimi i një plani të aktivitetit fizik mund të ruajë shëndetin.

09:49
Koreja e Jugut regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19

Koreja e Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar pothuajse 700 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), shifër njëditore e regjistruar për herë të parë që nga marsi, me ekspertët që thonë se vala e tretë e virusit po rritet në vend.

09:46
Kryeministri britanik do të niset drejt Brukselit për të negociuar lidhjet me BE-në pas Brexitit

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të udhëtojë të mërkurën në Bruksel për të zhvilluar bisedime për marrëveshjen tregtare pas Brexitit, me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

09:45
​12 mijë e 587 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

SARS CoV2 që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive në Kosovë e deri më tani ka infektuar 43 mijë e 881 persona.

09:44
Testimi i një rakete të kompanisë SpaceX anulohet pak para nisjes

Testimi i një rakete të kompanisë SpaceX, është anuluar të martën vetëm 1.3 sekonda para se të nisej.

09:41
Dardha përfshihet përsëri nga reshjet e borës, apelohet për kujdes në rrugë

Rikthehen reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës ndërsa mësohet se reshjet e borës kane nisur prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

09:39
Qeveria e Kosovës miraton katër vendime të rëndësishme për menaxhimin e Covid-19

Ditën e sotme, në mbledhjen e mbajtur Qeveria e Kosovës ka miratuar 4 vendime që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

09:26
Greqi: Policia nuk i do lulet

Qeveria konservatore e djathtë në Greqi nuk është shumë e suksesshme në luftën kundër pandemisë së koronavirusitt, ndaj ajo po ndjek politikën e “Law-and-Order”.

09:26
Bugajski: BE është ndërmjetësues i dobët në dialogun Kosovë-Serbi

Eksperti në Fondacionin Jamestown në Uashington, Janusz Bugajski tha se administrata Biden duhet të bindë vendet e BE-së që ta njohin Kosovë.

09:18
Rusia dyshohet se ka sulmuar kompaninë amerikane FireEye

Një kompani e mirënjohur amerikane për siguri kibernetike, FireEye, ka thënë se ka qenë shënjester e hakerëve me “kapacitetet të klasit botëror”, duke besuar se hakimi ka qenë i sponsoruar nga shteti.

09:05
Policia aksion në Mitrovicë, konfiskohen rreth 2 kg kokainë, arrestohen 4 persona

Pas një hetimi disa mujor, Policia e Kosovës ka bastisur disa shtëpi në Mitrovicën e Jugut ku ka gjetur një sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe armë.

08:59
Kundër projektligjit të qeverisë Mitsotakis për mediat/ Televizionet greke në grevë

Të gjitha kanalet televizive greke kanë heshtur prej orës 6 të pasdites të së martës, pas një greve 24 orëshe që kanë filluar sindikatat që përfaqësojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë në kanalet televizive publike dhe private, si dhe agjencia shtetërore e lajmeve, për të protestuar ndaj ndryshimeve që sjell projektligji i ri i qeverisë Mitsotakis në marrëdhëniet dhe kontratat e tyre të punës.

08:46
Foto-video/ Përmbytet Venecia, batica maksimale pritet rreth orës 9:30

Venecia është përmbytur edhe një herë pasi zyrtarët paralajmërojnë për një ‘situatë të tmerrshme’ një vit pasi qyteti pësoi një miliard paund dëme gjatë baticave.

08:44
Durrës/ Arrestohen 3 drejtues mjetesh, 2 shtetas ishin të shpallur në kërkim

Arrestohen në Durrës 3 drejtues mjetesh me iniciale L.K, A.G, E.G I.S, I.N, ku 2 shtetas ishin të shpallur në kërkim.

08:34
Sa do t’i kushtojë pandemia Gjermanisë?

Parlamenti gjerman debaton këtë javë për buxhetin e vitit 2021. Gjermania do të marrë 186 miliardë euro borxh të ri. Por a do të mjaftojë kjo, nëse vjen mbyllja e dytë?

08:28
PE-ja do të kërkojë sërish nga pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën

Parlamenti Evropian sërish do t’i bëjë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë sa më shpejt.

08:17
Biden nominon Gjeneralin e pensionuar Lloyd Austin si Sekretar të Mbrojtjes

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka përmendur emrin e Gjeneralit të pensionuar ushtarak, Lloyd Austin, si të zgjedhurin e tij për Sekretar të Mbrojtjes.

08:02
Rrëzohet helikopteri në alpet e Francës, 5 të vdekur

Një helikopter u rrëzua mbrëmjen e së martës në Alpet franceze duke i marrë jetën 5 nga 6 personave që udhëtonin në të.

07:42
Zjarr i madh në Shkodër/ Shkrumbohet lokali në qendër të qytetit, në flakë e gjithë fasada e ndërtesës

Një lokal në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët duke marrë përmasa të frikshme.

07:38
Parashikimi i motit/ Reshje me intensitet të lartë, ja zonat që rrezikojnë përmbytjen

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Në zonat perëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë duke rrezikuar përmbytje, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.

06:52
Shurupi i xhenxhefilit/ Si ta përgatisni për të trajtuar kollën

Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë. Xhenxhefili është ndoshta një nga erëzat më të përdorura në botë sepse gjallëron çdo pjatë apo gatim. Shija e tij zbut edhe njerëzit më tekanjozë me ushqimin. Xhenxhefili është një nga erëzat më të njohura. Është i mbushur me ushqyes dhe përbërës bioaktivë që i japin organizmit shëndet të mirë.

06:34
Substanca që mbron shëndetin nga sëmundjet gjendet tek speci djegës

Një studim i Cleveland Clinic në Shtetet e Bashkuara, pretendon se njerëzit që konsumojnë rregullisht speca djegës kanë 23-26 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme prej kancerit apo sëmundjeve të zemrës. Sipas këtij studimi, njerëzit që hanë spec djegës janë gjithësej 25% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nga sëmundje të tjera.

06:06
Gështenjat e pjekura/ Përfitimet e mëdha në shëndet përtej shijes fantastike

Dalja në treg e gështenjave është një lajm i mirëpritur nga të gjithë. Kjo ndodh jo vetëm për faktin se gështenjat janë të shijshme. Ato janë të buta dhe të sjellin ndërmend atmosferën festive të darkave në familje.

05:15
Seancë në Kongres: Angazhimi amerikan, i nevojshëm për zgjidhjen e problemeve të Balkanit

Ekspertë të Ballkanit i bëjnë thirrje administratës së ardhshme të drejtuar nga Joe Biden që të shtojnë vëmendjen ndaj Ballkanit dhe të bashkëpunojnë me Bashkimin Evropian për të zgjidhur problemet e mbetura në rajon. Ballkani ishte në qendër të një seance të Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, ishte edhe seanca e fundit për rajonin që drejtohej nga Kryetari i Komisionit, Eliot Engel që i ka kushtuar vëmendje Ballkanit për dekada me radhë.

04:44
Gjykata e Lartë rrëzon padinë e republikanëve për zgjedhjet në Pensilvani

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë të martën kërkesën e republikanëve që kërkonin përjashtimin e rreth 2.5 milion fletëve votimi me postë në Pensilvani, ndërsa ata përpiqen të zhbëjnë humbjen e zgjedhjeve nga Presidenti Donald Trump, ndërsa gjykatësit refuzuan të bllokojnë atë shtet që të zyrtarizojë fitoren e zotit Biden atje.

04:21
Pezullohen nga puna 14 oficerë të lartë të një baze ushtarake në Teksas

Ushtria amerikane pushoi ose pezulloi nga puna 14 oficerë të lartë të martën dhe urdhëroi ndryshime të politikave pas një hetimi të gjerë të pavarur mbi sulmet seksuale dhe dhunën në bazë, duke përfshirë vrasjen e një ushtareje në fillim të këtij viti.

03:57
Kongresi shtyn afatin për arritjen e kompromisit për një paketë ndihmash për pandeminë

Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell propozoi të martën që ligjvënësit të lënë mënjanë dy nga elementët më të kontestuara të ndihmës së qeverisë për koronavirusin për të kapërcyer një ngërç njëmujor mbi një raund të ri ndihmash financiare të Kongresit për të trajtuar pasojat ekonomike të pandemisë.

03:25
Biden prezanton ekipin që do të udhëheqë reagimin ndaj pandemisë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden prezantoi të martën ekipin që do të udhëheqë reagimin e administratës së tij ndaj pandemisë së koronavirusit, duke theksuar synimin e tij për të shpërndarë 100 milionë vaksina në 100 ditët epara në detyrë. Zoti Biden tha se ai do të ketë nevojë që Kongresi të financojë plotësisht shpërndarjen e vaksinave në çdo cep të Shteteve të Bashkuara. Rikthimi i fëmijëve në shkollë do të jetë një përparësi kombëtare në 100 ditët e para, tha zoti Biden në një konferencë shtypi në Uilmington të shtetit Delauer.

03:03
Trump: Do të përdorë Ligjin e Prodhimit për Mbrojtjen nëse nevojitet për shpërndarjen e vaksinës

Presidenti Donald Trump tha të martën se ai do të përdorë Ligjin e Prodhimit për Mbrojtjen nëse është e nevojshme për të siguruar që amerikanët janë të parët për të marrë vaksinat e prodhuara në vend, megjithëse shtoi se ai mendonte se kjo nuk do të ishte e nevojshme. Presidenti foli në fillim të një takimi të lartë në Shtëpinë e Bardhë mbi zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinës pak para se të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që synon t’u jap përparësi amerikanëve për vaksinat kundër COVID-19 të financuara nga qeveria amerikane, para se të ndihmojë vendet e tjera.

02:20
Sulmi mbi Charlie Hebdo/ Francë, kërkon dënime të rënda

Prokurorët francezë kërkuan dënime nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm për 14 bashkëpunëtorë të dyshuar të personave që kanë vrarë karikaturistë dhe pengje në një dyqan hebre në Paris, në janar të vitit 2015.

01:55
Kundërshtarët e Kosovës në botëror/ Tre vende s’e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur

Goglat e shortit të botërorit rezervuan një grup surprizues për Kosovën në futboll, që do të luajë me Spanjën, Greqinë, Gjeorgjinë dhe Suedinë në kualifikueset e turneut 2022 që do të zhvillohet në Katar. 3 nga 4 vendet e përfaqësueseve të këtij grupi nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe mes tyre është edhe Spanja. Ministrja e jashtme spanjolle, Arancha Gonzales Laya në një intervstë për Cadena Ser foli në lidhje me praninë e skuadrës kosovare në grupin e Spanjës në këto kualifikuese duke thënë se gjithçka është e vendosur me rregullat e FIFA.

01:48
Kalendari i kuqezinjve/ Botërori, Shqipëria e nis dhe e mbyll me Andorrën

Shorti i fushatës kualifikuese për botërorin e futbollit në 2022 i rezervoi kuqezinjve kundërshtarë jo të lehtë, por gjithashtu mundësi reale për të pretenduar realizimin e ëndrrës.

01:35
Britania e Madhe nis vaksinimin/ E para në radhë ishte një e moshuar nga Irlanda e Veriut

Një gjyshe në Britaninë e Madhe u bë personi i parë në botë që mori vaksinën e Pfizer/Biontech, në kuadër të programit masiv të vaksinimit të nisur në vend. Margaret Keenan, që mbush 91 vjeç javën e ardhshme, tha se ajo ishte dhurata më e mirë e ditëlindjes, që ka marrë ndonjëherë. Ajo e mori injeksionin e vaksinës në orën 6.31 minuta, të parën nga 800 mijë dozat që do të injektohen në javët në vijim.

01:14
Lajm i mirë nga Italia, Berisha mposht koronavirusin dhe lë spitalin

Gardiani dhe njëkohësisht kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ia ka dalë të mposhtë koronavirusi, pasi siç raportojnë mediat italiane, ka lënë spitalin, ku u shtrua pak ditë më parë.

00:53
Shkdoër/ Shoqëria civile dhe FRPD marshim simbolik për vrasjen e Klodjan Rashës

Shoqëria civile dhe të rinj shkodranë kanë marshuar në heshtje kundër vrasjes së të riut Klodjan Rasha.

00:30
E trishtë, pas Maradonës ndahet nga jeta trajneri që e çoi Argjentinën në finalen Brazil 2014

Tjetër lajm i trishtë për futbollin argjentinas. Pas lamtumirës së parakohëshme të legjendës Diego Armando Maradona, sot është mësuar edhe lajmi se është ndarë nga jeta Alejandro Sabella, trajneri i cili në vitin 2014 arriti të çonte Messi & Co, deri në finalen e Botërorit.

E martë, 08 Dhjetor 2020
23:58
Champions League/ CR7 fiton duelin me Messin, Juvja i merr kreun Barçës, Leizpig eliminon Man.Utd!

Cristiano Ronaldo fiton duelin personal me Lionel Messin në Champions me Juventusin që turpëroi Barcelonën brenda në Camp Nou duke fituar 0-3 dhe duke marrë blaugranave vendin e parë në grupin G. Një sukses edhe nën shenjën e Cristiano Ronaldos që realizoi dy herë në këtë sfidë edhe pse në të dy rastet me 11-metërsh ndërsa për skuadrën e Pirlos shënoi edhe amerikani McKennie në të dytin takim radhazi.

23:41
Top Story/ Ja kush janë dy çiftet dhe familjarët e tyre, që kanë ngritur skemën abuzive me kreditë e këqija

Për herë të parë në mënyrë ekskluzive Top Story do të bëjë të njohur identitetin e këtyre njerëzve që janë cilësuar si fantazëm, pasi askush nuk i njeh.

23:37
Top Story/ Sekuestrime të frikshme, për 5.500 lekë sekuestrohen dy apartamente

Po sjellim disa shembuj për të faktuar se si përmbaruesit kanë bërë sekuestrime masive të pasurisë duke kaluar shumë fish dhe shumë herë vlerën e detyrimit.

23:26
Top Story/ Skandali, ngatërrojnë identitetin dhe i mbajnë të sekuestruar pronat për 8 vjet

Ish -përmbaruesi Arben Meskuti i shërbimit përmbarimor ZIG që prej 14 shkurtit të 2012 vijon të mbajë të bllokuara pasuritë e paluajtsme të shtetasit Flamur Mahmutaj. Kjo sekuestro është vendosur gabimisht ndaj tij si pasojë e ngatërrimit të identitetit. Interesimi i Flamur Mahmutaj për heqjen e sekuestros nuk ka dhënë rezultat.

23:22
Top Story/ Këta janë përmbaruesit që mbajnë peng shqiptarët, duke i bllokuar prej vitesh pronat

Në ProCredit Bank rezultojnë mbi 5258 urdhra vënie-heqje sekuestrosh nga ish përmbaruesit e Qendrs STAR. Konkretisht Kejda Seferi me 5175 akte. Roland Deda me 62, Albert Gega me 15, Alketa Tanushi me 3, Endrit Hasa me 2 dhe Suana Anamali me 1 akt, që i përkasin çështjeve përmbarimore.

23:17
Top Story/ Kompania FS i sekuestron 14 paga, për një kredi që se ka marrë kurrë

Ky është Fatjan Koka. Ai figuron si debitor për një kredi që nuk e ka marrë kurrë. Në vitin që pretendohet se është marrë kredia ai ka qënë ushtar në Dibër. Ndërkohë që kredia është marrë në Tiranë. Pavarësisht se ai nuk e ka marrë këtë kredi, i janë sekuestruar rreth 14 paga si dhe ka nisur procese gjyqësore.

23:02
Top Story/ 104 thasë të zinjë me dokumenta përmbarimorë braktisen në Ministrinë e Drejtësisë, për të humbur gjurmët

Në 14 tetor të vitit 2019, në mëngjes, shtetasi Gentjan Kamberi është paraqitur pranë Ministrisë së Drejtësisë. Me 6 thasë të zinj në duar, ai ka hyrë në hollin e Ministrisë. Në thasë kishte me mijëra fletë dokumenta dhe fashikuj, që në fakt ishin praktika përmbarimore.

23:00
Top Story/ Ministria e Drejtësisë ju heq licensat, 11 përmbarues nuk dorëzojnë dosjet

Top Story do të tregojë të gjithë “sagën” e abuzimit financiar të realizuar nga përmbaruesit privat. Ministria e Drejtësisë ka bërë publike një listë me rreth 55 përmbarues ose ish përmbarues që ju është hequr çertifikata e profesionit.

22:58
Ndërpritet papritmas ndeshja e Ligës së Kampionëve, kjo është arsyeja

Është ndërprerë papritmas ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris – Saint Germain dhe Basaksehirit.

22:49
Arjoni foto nga shtrati me Anën? ‘PërPuthen’ bën reagimin e papritur për dy konkurrentët: Jashtë rrjedhës normale

Jo me kot kemi thënë që “Per’Puthen” është kthyer në një fenomen. Konkurrentët e saj kalojnë në “sitën” e publikut dhe nuk i shpëtojnë reagimit të ashpër të tyre.

22:48
Dorëshkrimi i pabotuar zbulon përpjekjen e Isaac Newton për të deshifruar sekretin e piramidave egjiptiane e apokalipsin biblik

Alkimia, misticizmi, kodet sekrete, profecitë biblike dhe piramidat egjiptiane nuk janë saktësisht gjërat që të vijnë në mendje kur mendon për Isaac Newton, një nga mendjet më të ndritura në histori, nga ligjet e lëvizjes deri te ligji i gravitetit.

22:31
Zbardhja e vrasjeve të 2005-ës, Dervishi: Goditja më e madhe e ndodhur deri tani nga SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. 

22:08
Aksident në Tiranë, makina përfundon në lumin e Lanës

Tiranë- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë zonë së Pallatit me Shigjeta. 

22:07
Vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, Dervishi: Policët mezi presin që të gabosh

Emisioni “Open” po trajton mbrëmjen e sotme vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një polic që po patrullonte në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë.

21:51
Vrasja e 25-vjeçarit nga polici, Eksperti i Sigurisë: Ngjarja na dërgon në problem tjetër…sa të sigurt jemi

Emisioni “Open” po trajton mbrëmjen e sotme vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një polic që po patrullonte në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë.

21:51
Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë, ish-drejtori i policisë: Ka pasur një sherr verbal, i riu u qëllua në shpatull nuk bëri sulm

Ish-drejtori i Policisë, Arjan Hoxha ka treguar në emisionin Open në Top Channel se ndaj policit nuk ka pasur sulm, pasi në momentin e vrasje, predhën e plumbit i riu e ka marrë në shpatull.

21:39
U vra nga policia, xhaxhai i Klodian Rashës: Më pushkatoni nëse ai ka pasur armë…donte të ikte në Angli

Hasan Rasha, xhaxhai i Klodian Rashës, ky i fundit i vrarë mbrëmë nga policia, ka thënë se nipi i tij nuk mbante kurrë armë. Sipas Hasanit, nipi i tij kishte probleme me nervat por nuk ishte problematik në shoqëri.

21:38
Përmbyten sërish sheshet piktoreske të Venecias, për dëmeve miliardëshe nga vërshimet e viti të shkuar (foto dramatike)

Venecia është përmbytur përsëri sot teksa zytarët paralajmërojnë për situatë të vështirë në vijin, një vit pas dëmeve prej një miliardë euro nga baticat e detit.

21:32
“Kam 5 djem dhe jam i 5-ti vëlla”, Xhaxhai i Klodianit: Të zbardhet ngjarja ose gjaku shkon me gjak

Xhaxhai i të riut që u vra orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë nga policia, ka thënë se do të bëjë vetëgjyqësi nëse ngjarja nuk zbardhet.

21:32
Vrasja e 25-vjeçarit, xhaxhai në “Open”: Ai iu largua policisë se s’kishte maskë

Emisioni “Open” po trajton mbrëmjen e sotme vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një polic që po patrullonte në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë.

21:04
Gjyshja kritikohet si ‘egoiste, e pakujdesur’ kur i kërkon të bijës $15/ora për të mbajtur nipin

Një gjyshe në SHBA nuk ka arritur të marrë mbështejten e audiencës së internetit kur u mësua se i kërkoi të bijës ta paguante për t’i mbajtur djalin e vogël, gjatë kohës që shkon në punë.

20:59
Masa të ashpra anticovid në Mal të Zi

Mali i  Zi ka miratuar një seri të re masash për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

20:47
Eksperti amerikan: Vaksinimi masiv në SHBA mund të fillojë në javën e tretë ose të katërt të dhjetorit

Vaksinimi masiv në SHBA mund të fillojë në javën e tretë ose të katërt të muajit dhjetor, sipas ekspertit të lartë të sëmundjeve infektive, Anthony Fauci.

20:41
1 vjeçari dhunohet në çerdhe, edukatorja: Është shumë i bardhë, sa e kap nxihet! Bashkëshorti kërcënon prindërit të mos bëjnë denoncim

Qytetarja Blerina Basha ankohet në emisionin Fiks Fare se djali i saj vetëm 1 vjeç i është dhunuar në çerdhe nga edukatoret.

20:38
Video virale/ Babagjyshi përlot vogëlushin kur i thotë se nuk mund t’i sjellë pistoletë si dhuratë (video)

Babagjyshi i Vitit të Ri në një qendër tregtare në SHBA është bërë objekt zemëimi kur ka përlotur një djalë të vogël duke i thënë se nuk mund t’i rezervonte pistoletën plastike, që ai kërkonte si dhuratë për Krishtlindje.

20:30
“Asgjë nuk harrohet”/ Zbardhja e vrasjes së Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, reagon policia: Ekzekutohen 4 masa sigurie “Arrest në burg”, si dhe një ndalimi i kërkuar nga SPAK

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me zbardhjen e vrasjeve të bujshme të ndodhura vite më parë të, Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut.

20:24
Urimi i veçantë i Veliajt për 8 dhjetorin, bën sërish bashkë “Tre Musketjerët”: Guximi i studentëve do të mbetet përgjithmonë në histori

Në nderim të guximit dhe veprës së studentëve të dhjetorit, Bashkia e Tiranës ka bërë sërish bashkë “Tre Musketjerët”, të cilët përmes këngëve të tyre rrok kanë risjellë kujtimet e ethshme të protestës për liri të 8 dhjetor 1990.

20:15
“Ftesë në 5”/ Fituesi i “Big Brother” debat të ashpër me Antonetën: Shkove në protestë për një foto në Instagram

Në Ditën e Rinisë studentët e vitit ’90 janë vënë përballë atyre të viteve të sotme në emisionin “Ftesë në 5” ditën e sotme.

20:10
Pilotët e tmerruar të gjuajtësit F-18 lëshohen jashtë kabinës, gjatë ngritjes së dështuar (Fotot)

Dy pilotët e gjuajtësit të avancuar F/A-18F janë lëshuar sot jashtë kabinës me parashuta pas dështimit të një ngritjeje stërvitore, që po zhvillonin në bazën australiane të Amberley në Australi.

19:59
Francezi që zgjodhi Shqipërinë/ La Parisin dhe erdhi në Tiranë: “Po hapim një biznes IT këtu”

Benjamin është një i ri francez që ka zgjedhur të jetojë në vendin tonë dhe madje të hap edhe një biznes të tijin.

19:48
Fotografi i protestave të dhjetorit/ Roland Tasho, dokumentoi ngjarjen historike të para 30 viteve

30 vite më parë të rinjtë e asaj kohë bënë thirrjen; e duam Shqipërinë si gjithë Europa.

19:47
Mevlani nuk ndalet, tenton të puthë përsëri Melisën (Fotot)

Edhe në këtë takim të dytë, por kësaj radhe pas mullarit, Mevlani ka tentuar përsëri të puthë Melisën dhe jo vetëm një herë.

19:38
“Për’Puthen”/ Atdheu sqaron fotot që qarkullojnë në rrjet, a ndaloi vërtet policia?

Një ndër konkurrentët e rinj, Atdheu është bërë pjesë e mediave ditët e fundit nëpërmjet disa fotove.

19:36
Pasojat pas covid/ Mjekët tregojnë se duhet trajtuar organet që preken më shumë

Sars-Cov2-shi nuk prek vetëm mushkëritë, por edhe zemrën, këtë organ muskulor, që cilësohet si motori i trupit tonë.

19:23
Mevlani i lëkundur: Jam më shumë tek Melisa, por kam pëlqim edhe për Sindin

Dita e sotme ka zgjuar një trekëndësh dashurie mes Sindit, Melisës dhe Mevlanit.

19:21
Zbardhja e vrasjes së Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ Reagon Yuri Kim: Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar lidhur me zbardhjen e dy vrasjeve të  bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut.

19:19
Në thellësitë e Librazhdit ndodh mrekullia, fshati me emrin “Fushë Studën” befasia që s’e njohim

Si një surprizë në prag të këtij viti jo fort të mbarë, na shfaqet krejt papritur një nga mrekullitë e Librazhdit. Fshati Fushë Studën,Stëblevë ku na bëri të kuptojmë se në këto vise të begata dashuria, bukuria dhe bujaria marrin tjetër kuptim.

19:15
Dita Kombëtare e Rinisë, Ministrja Kushi: Pjesëmarrja aktive e të rinjve, detyrim për një të ardhme më të shëndetshme

Ditën e sotme, në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Shërbimi Kombëtar për Rininë kanë organizuar një bashkëbisedim me të rinj të angazhuar, aktivistë dhe studentë të këshillave studentorë me temë “Të rinjtë dje, sot dhe në të ardhmen”.

19:14
Studimi i ‘Lancet’: Vaksina e Oksford është e sigurtë dhe efektive

Një studim i publikuar në revistën e njohur shkencore ‘The Lancet’ shkruante sot se vaksina e koronavirusit e prodhuar nga Oxford/AstraZeneca Covid është e sigurtë dhe efektive.

19:08
Shqipëria drejt Katar 2022, ja kalendari i kuqezinjve

Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I sëbashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon. Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve.

19:06
Mevlani pendohet që mbështeti Sindin, shpërthen vajza: Je person fake, nuk ke vlerë

Takimi mes Mevlanit dhe Melisës ka nxitur debat në studio.

18:57
Vajzat shpërthejnë në të qeshura, Arjani ‘ngacmon’ Mevlanin: Ai është KÇK

Puntata e sotme e “PërPuthen” i dedikohen takimit të Melisës së Mevlanit, një takim që bukuroshja tha se e kërkon më shumë për t’u sqaruar.

18:55
‘Plas’ mes Melisës dhe Sindit në ‘PërPuthen’: Je mësuar me pula ti, mos e zgjat më, kaq po të them

Melisa dhe Sindi janë përfshirë sërish në një debat të ashpër në studion e “PërPuthen”.

18:50
Covid-19/ SHBA publikon të dhënat e sigurisë për vaksinën e grupit Pfizer

Rregullatorët shëndetësorë në SHBA konfirmuan sot se vaksina e koronavirusit Pfizer/BioNTech Covid është 95% efektive, çka i hap rrugë aprovimit zyrtar të saj atje për përdorim emergjence.

18:35
Pas mullarit, Melisa dhe Mevlani në një takim të pazakontë (Fotot)

Takimi mes Melisës dhe Mevlanit nuk është parë ndonjëherë më parë.

18:29
SPAK bën goditjen e madhe! Zbardh vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. 

18:24
Britani/ Frenohet furnizimi me vaksinën e Covid pas problemeve me prodhimin te AstraZeneca

Teksa vaksinat e para për Covid-19 janë dorëzuar në Britani dhe miratimi pritet së shpejti në SHBA, një nga prodhuesit kryesorë tha se nuk mund të plotësohet e gjithë kërkesa në fund të dhjetorit.

18:11
“Ftesë në 5”/ Dita e Rinisë, poeti Agim Doçi: 8 dhjetori është shkrirë si kripa në ujë

Në Ditën e Rinisë studentët e vitit ’90 janë vënë përballë atyre të viteve të sotme në emisionin “Ftesë në 5” ditën e sotme. Pas 30 viteve a po luftojnë këta të rinj për të njëjtën kauzë?

17:50
Gjashtë fëmijë luftojnë për jetën pas banjës në pishinë me 200 herë më shumë klor mbi normalen

Tridhjetë e një njerëz duke përfshirë dhe 21 fëmijë shkolle u helmuan pasi një sasi 200 herë më shumë se normalja ishte hedhur në një pishinë në Rusi.

17:30
Shpërthen Robert Aliaj: Shqiptarët popull zvarranik, për sa kohë janë të paqartë. Ilir Yzeiri e kundërshton

Të ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, ishin artisti i njohur Robert Aliaj dhe analisti Ilir Yzeiraj.

17:30
102 të vdekur në 24 orë në Greqi, 1500 raste të reja

Greqia regjistron përsëri mbi 100 vdekje në ditë nga koronavirusi.

17:24
(Fotot) Angli/ Nga blerja e thikës tek krimi horror, momenti i arrestimit të vrasëses shqiptare Eltiona Skana

Gjykata e Manchesterit ka publikuar të gjithë kronologjinë e vrasjes të shtatë vjecares Emily Jonea nga shqiptarja Eltiona Skana.

17:18
Aksident në aksin Lezhë-Milot! Dy të plagosur rëndë të bllokuar në makinë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

17:16
Katër luanë infektohen me Covid kopshtin zoologjik të Barcelonës, bashkë me anëtarë të stafit

Katër luanë në kopshtin zoologjik të Barcelonës kanë rezultuar pozitive me Covid-19, në rastin e dytë të njohur të felinëve të mëdhenj që preken nga virusi.

17:01
Shtëpia luksoze në Izrael shitet një çerek miliard dollarë (Fotot)

Një shtëpi luksoze e ‘stilit mbretëror’ në Izrael ka dalë në shitje për një çerek miliard dollarë.

16:57
Trump për vaksinat/ T`i marrin në fillim amerikanët

Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të siguruar që amerikanët të kenë përparësi të qasjes ndaj vaksinave kundër  COVID-19.

16:55
Angli/ Vrau 7 vjeçaren me thikë në park, Eltiona Skana i shpëton burgut

Një gjykatës në Manchester të Anglisë,  ka urdhëruar mbylljen në një spital psikiatrie të sigurisë së lartë, emigranten shqiptare Eltiona Skana e cila i preu fytin me thikë në park, vajzës 7 vjeçare Emily Jones.

16:49
40 vjet pa John Lennon, por miti mbetet njësoj

8 dhjetorin e vitit 1980, do të qëllohej për vdekje një nga ikonat më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë nga kultura popullore.

16:47
‘Polici ishte në kundërshtim me ligjin’/ Vrasja e të riut në Tiranë, reagon SHÇBA: Nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka reaguar për vrasjen e të riut, Klodian Rasha, 25 vjeç, nga një polic që po patrullonte në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë .

16:42
Nëna e 16 fëmijëve përgatitet për festa me 11 kg proshutë, 3 gjela deti e tre pula

Një nënë me 16 fëmijë ka zbuluar së fundmi sasinë e padëgjuar të ushqimit që familja e saj do të hajë për festën e Krishtlindjeve.

16:35
Milioner me 100 dollarë/ Skandali në rusi! Ish-dhëndri i Putin, bleu kompaninë 380 milionë dollarëshe

Bleu për vetëm 100 dollarë aksione të një kompanie petrokimike ruse që vlenin 380 milionë dollarë; për këtë sot, Kirill Shamalov, ish bashkeshorti i vajzës së Vladimir Putinit ka përfunduar në shënjestrën e portalit investigativ, “Russia’s iStories”.

16:34
Video/ Rudina Hajdarit nuk i dalin llogaritë

Deputetja e opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari gjatë një prononcimi për mediat duke folur për demokracinë në Shqipëri, ka bërë një lapsus me vitet.

16:29
COVID19/ Sërish numër i lartë infektimesh në vend, 14 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon: