Dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes së 38-vjeçarit, gjendet makina e djegur në Vlorë me dy kallashnikov brenda(VIDEO)

21/05/2021 22:37

Top Channel ka siguruar pamjet e automjetit tip “Audi”, që u gjet mes flakëve në Sherishtë dhe dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes së 38-vjeçarit Delon Troqe.

“Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e dhënë nga polica.

Në automjetin e konstatuar duke u djegur në fshatin “Sherishtë”, pas fikjes së zjarrit nga shërbimet e zjarrfikses, grupi hetimor gjatë kqyrjes së automjetit ka gjetur dy arme zjarri kallashnikov.

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Delon Troqe, 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Top Channel mëson se viktima kishte rreth 2 javë që ishte kthyer nga Spanja. Po ashtu, mësohet se viktima ka qenë i dënuar dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Troqe kishte në pronësi një servis skafesh në Vlorë, madje kishte në pronësi edhe vendin ku u vra kishte një servis.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet një e afërme e viktimës e cila qan dhe bërtet mbi trupin e pajetë.

Policia ka shkuar menjëherë ne vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli, dhe ka rrethuar zonën, si dhe janë shoqëruar disa persona qe mund te kenë dijeni per ngjarjen, njëkohësisht po sekuestrohen edhe pamjet filmike.

Top Channel