Stërvitja e NATO në Shqipëri/ Trupat amerikane dhe shqiptare në aksion në Bizë, Kuçovë dhe Vlorë

21/05/2021 15:34

Trupat amerikanë në Shqipëri në bashkëpunim me ushtrinë shqiptare janë duke u stërvitur në lojën e madhe ushtarake të quajtur “Defender Europe 2021”.

Stërvitja është duke u zhvilluar njëkohësisht në disa zona, në Bizë të Martaneshit ku trupat amerikane dhe ato shqiptare kanë kryer edhe qitje me armë.

Sot një pjesë e trupave ndodhen në Vlorë,  ku janë ekspozuar pajisjet ushtarake para qytetarëve të Vlorës. ” Defender 21” është në fakt stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.

Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po tregojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.

Ambasadorja amerikane e pranishme në Vlorë tha se “kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë me njëri – tjetrin ata janë dominues qoftë në ajër, në tokë apo në det.  Në këtë stërvitje të madhe ushtarake janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

Top Channel