KAS jep të dhënat e rezultatin pas numërimit në Berat, përfaqësuesi i LSI: Kërkojmë hetim të thellë administrativ, dyshojmë se…

21/05/2021 18:00

Në përfundim të numërimit të 114 kutive të votimit të Qarkut Berat, KAS ka bërë pasqyrimin e rezultatit të numërimit.

Sipas rezultatit përfundimtar të dhënë nga KAS, LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota. Partia Socialiste ka humbur 20 vota, ndërsa PD-AN ka humbur 9 vota.

Altin Kaziaj, përfaqësues ligjor i LSI, në fjalën e tij tha se nuk është surprizuar nga rezultati dhe kërkon hetim të thellë administrative, pasi dyshojnë se nga ana filmike rezultojnë vetëm fletët për subjektet, jo kandidatët.

Altin Kaziaj përfaqësueses ligjor i LSI: Kërkesa ankimore për rinumërimin, nuk jemi të surprizuar nga ky rezultat, pasi është nxjerrë nga ana juaj. Pasqyron që PS ka marrë vullnetin e zgjedhësve duke e çuar në koshin e madh të votave të veta. 20 vota në 114 kuti nuk janë pak, +15 vota për LSI nuk janë pak.

Kërkoj një hetim të thellë administrativ. Dyshojmë se nga filmike rezultojnë vetëm fletët për subjektet, jo kandidatët e parapëlqyer.

Ju, duhet te mbani nje qëndrim objektiv lidhur me kete situate paligjshmërie ku treguesit e qarte janë qe një subjekt ka marre me shume vota se ç’i takonin. Shtuar këtu edhe pjesën e interpretimin e njëanshme te tre anëtareve te cilët nëpërmjet sms e ardhura kane mbajtur nje qëndrim politik, duke adresuar këto vota jo sipas parashikimeve te kodit. Te silleni me integritet dhe mos shifni mesazhet qe vijnë ne telefonat tuaj.

Top Channel