Shtatë vatra zjarri aktive në vend, situatë problematike në Riban dhe Ngraçan të Mallakastrës, vijon beteja me flakët në disa zona Popullsia po zvogëlohet ritme shqetësuese, jo vetëm prej emigracionit të vazhdueshëm, por edhe nga lindjet e pakta.
Nëse vazhdohet me këto ritme, sipas OKB-së, popullsia e Shqipërisë në vitin 2100, do të jetë 860 mijë banorë, pra gati e njëjtë me atë të viteve 1900, ose thënë ndryshe, kthim mbrapa me 2 shekuj.
“Vështirësia ekonomike është e para. Pastaj, ka të rinj që duan të jenë të lirshëm, nuk duan të mbajnë përgjegjësi, të mos angazhohen me fëmijët. Të edukosh një fëmijë është një punë shumë e madhe“, shprehet qytetarja.
“Fshati ka qenë prodhues. Ne e morëm fshatin dhe e sollëm këtu. Në fshat nuk ka njeri, edhe të ushqehemi, edhe të riprodhojmë njerëzimin“, thotë një qytetar.
“Rritet fëmija i parë, pyesin prindërit, po si do t’ia bëjmë t’i blejmë një shtëpi, pasi mundësitë nuk janë. Ka shumë padrejtësi në vendin tonë. Edhe ai që është i shkolluar, i mirë, mendon: ja e mbarova shkollën, dola mirë, a do të gjej dot punë, a ka siguri?” thotë një tjetër qytetar.
“Kanë siguri, që ç’ke me të. Unë vetë kam tre djem. Edhe ata kanë krijuar familje të mëdha. I madhi ka 4 vajza do të lindë prapë, se e do një djalë“, tregon një zonjë.
Politikat për bonusin financiar për çdo bebe të lindur, duket se nuk po japin rezultatet e pritura. Referuar INSTAT-it, në 3 muajt e parë të këtij viti lindjet ranë me 5, ndërsa u regjistruar 55% më shumë, sigurisht, ndikuar edhe nga pandemia.
Top Channel