“Fqinjët më dërguan foto”/ Digjet shtëpia e këngëtares së njohur greke. Ja çfarë thotë ajo

21/05/2021 12:28

Këngëtarja greke, Bessie Argyraki është në një gjendje të rëndë psikologjike, pasi shtëpia e saj në Nea Pefkenea, u dogj si pasojë e zjarrit që vazhdon ende në Korint.

Duke folur në emisionin e mëngjesit të Mega, Bessie Argyraki tha se ajo nuk ishte në shtëpi në momentin që ajo është përfshirë nga flakët, por ajo ishte informuar nga fqinjët e saj.

“Natën flakët përfshinë shtëpinë. Sot duhet të shkoj atje. Fqinjët më kanë dërguar foto në mëngjes dhe ata po qëndrojnë atje pasi po përpiqen të shpëtojnë shtëpitë e tyre duke përdorur kova me ujë. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Shtëpitë do rindërtohen,falë zotit nuk kemi qytetarë të plagosur, kjo ka rëndësi”, tha këngëtarja Bessie Argyraki.

Top Channel