Gjykata ku do ankohet Berisha/ Tribunal Correctionnel De Paris nuk ka juridiksion mbi vendimin e Departamentit të Shtetit

21/05/2021 15:14

Tribunal Correctionel De Paris është një dhomë e Gjykatës së Shkallës së Parë franceze në Paris e cila gjykon kundravajtje dhe krime që dënohen më pak se 10 vite.

Kjo Gjykatë Funksionon në kuadër të gjykatës së Parisit e cila ndahet në disa dhoma për të gjykuar krimet e rënda dhe që quhet Gjykata e Vlerësimit, krimet deri ne 10 vite siç është gjykata penale ku do apeloje edhe Berisha e me pas është Gjykata e Policisë për kundravajtjet e lehta. Kjo gjykatë të drejtë lëndore për të gjykuar çështjet kanë të bëjnë me kundravajtje, çështje civile që kanë si dënim penal maksimumi deri në 10 vite sipas ligjit Francës.

Kjo nuk është një gjykatë ndërkombëtare që do të thotë se territori i çështjeve që mbulon është Parisi për krime që kryen aty apo të prekur janë shtetas francez. Ish kryeministri Berisha tha se padinë, avokati i tij Jean-Yves Le Borgne e bëri në gjykatën korreksionale të Parisit. Kjo gjykatë nuk ka asnjë juridiksion ndaj vendimeve të Departamentit të Shtetit, apo edhe vetë Sekretarit të Shtetit Blinken.

Avokati francez që tregoi ish kryeministri është një nga juristët ultra klasikë francezë angazhimi I të cilëve është shumë i kushtueshëm. Avokati ka një histori të lavdishme të mbrojtjes së politikanëve francezë dhe veçanërisht miliarderëve. Ai ka mbrojtur me sukses biznesmenin Carlos Ghosn, një miliarder në kërkim ndërkombëtar I akuzuar për abuzime me fondet e kompanisë NISSAN dhe i arrestuar në Japoni. Ai u arratis në Liban me ndihmën e një kompanie private sigurie.

Për t’u mbrojtur nga akuzat për korrupsion biznesmeni ka zgjedhur të njëjtin avokat si Berisha. Avokati 71-vjeçar që është edhe kreu i urdhrit të avokatit në Francë ka mbrojtur edhe personazhe të botës së spektaklit si dhe politikanë të njohur francez të akuzuar për korrupsion.

 

Top Channel