Mandatet në qarkun Berat, 5 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Demokratike nuk ndryshojnë.  

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve miratoi tabelën e re përmbledhëse  pas rinumërimit të 114 kutive edhe pse opozita kundërshtoi sërish rezultatin.

Lëvizja Socialiate për Integrim nuk arriti të gjejë në kutitë e Beratit 77 votat e duhura pë marrjen e mandatit të saj të parë parlamentar në këtë qark.

Rinumerimi i 114 kutive nuk prodhoi  ndryshim  të rezultatit ndërkohë ajo që lëvizi ishte  diferenca mes PS dhe LSI  që shkoi me 58  vota.

Për dy dite me radhë salla e mbledhjeve e KQZ u shndërrua në një qendër numërimi votash. Procesi shkoi i qetë, por sapo kutitë u mbyllën  demokratët denoncuan kërcenimin me jetë të vëzhguesve të tyre.

Përfaqësuesi i PD Marash Logu – sot dhe ditën e djeshme në tavolinën numër 3 shtetasja  Joana melengu vëzhguese e PS dhe  kryetare e njësisë nr dy e Partisë Socialiste Berat e ka kërcënuar me fjalët do ta pres gjuhën kur  të dalësh jashtë, vëzhguesit të PD

Rusmali- mos bëni politik ketu.

Realtori Cefa- Zoti Logu këtu nuk lejohen deklarata politike. Kërkoni pamjet  dhe çojeni në prokurori.

Berati nuk është qarku i vetëm ku opozita LSI kërkon ndryshim mandati në tryezë.  Ajo ka kërkuar hapje të kutive edhe në Durres ku pretendon se i është hequr padrejtësisht një mandat.

Të hënën KAS njoftoi se do vijohet procesi për Durrësin.

Top Channel