Akademia e Re e Lidershipit, aplikimet hapen në korrik, Rama: Të konkurojnë të rinj që janë të pakënaqur me mënyrën si po shkojnë gjërat përreth

21/05/2021 15:20

Apilkimet Akademinë e Re të Lidershipit do të hapen në maj, njofton kryeministri Rama, në “Facebook”.

Kryeministri fton të konkurojnë të rinjtë e moshave 16-26 vjeç, që duan të stërviten në grup, për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes.

Në korrik do të hapim regjistrimet e Akademisë së Re të Lidershipit për vajza e djem ambiciozë, sfidues, kokëfortë. Të rinj që duan të lexojnë e që dinë të flasin, po dhe të dëgjojnë. Të pakënaqur me si shkojnë gjërat përreth, po edhe me veten e tyre. Individë që dëshirojnë të stërviten në grup, për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes.
Për këdo që e gjen veten në këta rreshta, që nuk është më pak se 16 vjeç e më shumë se 26 vjeç, e që dëshiron ta provojë mundësinë e vet për një vend në Akademinë e Re të Lidershipit, kjo është adresa:
Kërkesa mund të ketë shumë, po vende janë pak. Prandaj kush aplikon duhet ta mbajë parasysh se ka më shumë gjasë të humbasë, se sa të fitojë! Por kush dëshiron dhe njëherësh ngurron, le të lexojë këto fjalë të Michael Jordan:
‘Kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje dhe thuajse 300 ndeshje. E kam humbur gjuajtjen e fitores 26 nga herët që ma besuan. Në jetën time kam dështuar herë pas here dhe përsëri. Dhe prandaj ia kam dalë të kem sukses’.”- shkruhet në njoftimin e kryeminstrit.

Top Channel