Pas gati 48 orësh në betejë me flakët zjarrfikësit greke ende nuk po munden të vënë nën kontroll një front zjarri prej gati 15 km që e ka kthyer në shkrumb disa zona pyjore pranë Korinthit në perëndim të kryeqytetit grek të Athinës.

Janë më shumë se 450 zjarrfikës me 123 makina dhe 18 aeroplanë, një helikopter Chinook dhe 2 helikopterë komandues të operacionit, që bashkë me njësi të ushtrisë dhe zjarrfikës vullnetarë po përpiqen në fronte të ndryshme, pasi edhe vatrat e zjarrit janë të shumta në varësi edhe të erës që ende është e fuqishme dhe vështirëson punën e tyre.

Një pasqyrim te dëmit qe kanë shkaktuar flakët kanë dhënë ne mesditë fotografitë e satelitit qe ka kaluar mbi Greqi,ku duket se si zjarri që filloi të mërkurën në mbrëmje në njësinë rajonale të Korinthit, u përhap edhe ne Atikën perëndimore, duke kërcënuar orët e fundit edhe zonën Megara.

Nikos Hardalias: Bazuar në të dhënat e sistemit evropian “Copernicus” më shumë se 4,000 ha tokë pyjore janë djegur, ndërsa doja t’ju informoja se ka dëme dhe në disa raste shtëpi te shkatërruara.

Ndërkohë, për arsye sigurie është dhënë urdhër evakuimi edhe për disa zona te tjera qe kërcënohen nga flakët. Sipas raporteve ende te papërfunduara ka shumë shtëpi te djegura plotësisht te cilat kanë qenë larg vendbanime kryesore, por dëmi konsiderohet i madh per florën dhe faunën ne gjithë këtë zonë.

Bëhet fjalë për një nga zjarret me te fuqishme qe kane ndodhur gjatë muajit maj ne Greqi, qysh prej zjarrit te vitit 2000 ne ishullin e Samos.

Burimet e Shërbimit Zjarrfikës thanë se shpresojnë qe vatrat e zjarrit do të vihen nën kontroll deri ne orët e mbrëmjes ne se ulet fuqia e erës.

Top Channel