Përfaqësuesi i PD denoncon vëzhguesen e PS-së: Ka kërcënuar me jetë një nga tanët, i ka thënë ‘do të të pres gjuhën’

21/05/2021 16:14

Partia Demokratike ka akuzuar vëzhguesen e PS, Joana Melengu se ka kërcënuar vëzhgues të PD gjatë rinumërimit të votave.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, Marash Logu, Melengu ka kërcënuar me jetë vëzhguesen e PD, duke i thënë se: “Do ta shohësh jashtë, do t’ju pritet gjuha”.

“Sot dhe ditën e djeshme në tavolinën numër 3 shtetasja Joana Melengu vëzhguese e PS, kryetare e njësisë numër 2 e PS Berat e ka kërcënuar me fjalët ‘do ta pres gjuhën’ kur të dalësh jashtë. Këta janë noter të masakrës zgjedhore. Ne nuk do ta pranojmë këtë”, tha Logu.

Sipas PD, vëzhguesja e PS është ndaluar në datën 20 prill në Berat duke shpërndarë ndihma.

Realtori Cefa ka ftuar administratën që të vërë në dispozicion pamjet filmike për prokurorinë, teksa Marashi ka denoncuar kërcënimin me jetë të vëzhguesve të PD.

Top Channel